Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama:Kryeministri Të Mos E Fshehë Krizën
English

Rama:Kryeministri Të Mos E Fshehë Krizën

TIRANË, 9 Qershor/ATSH/.- Kryetari i Partisë Socialiste (PS), Edi Rama, i kërkoi sot Kryeministrit Berisha t'u tregojë shqiptarëve të vërtetën e krizës, duke nisur nga transparenca e zgjedhjeve. Duke folur gjatë një konference për shtyp nga selia e PS-së, Rama tha se "kjo krizë është kriza e keqqeverisjes që i ka rrënjët tek kutitë e mbyllura të zgjedhjeve. Qeveria gënjen me shifrat e ekonomisë dhe harron se gjendja e saj është pjesë e jetës së çdo familjeje shqiptare, e cila e jeton përditë krizën ekonomike". Sipas tij, "Kryeministri Berisha premtoi 160 mijë vende të reja pune dhe deri tani ka mbyllur 100 mijë, premtoi investime publike e private dhe tani po shkatërron sipërmarrjen me gjoba për të mbushur arkën e boshatisur të shtetit". Rama theksoi se është koha për të mos bërë veshin shurdh ndaj kërkesës së komunitetit ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës. "Ne nuk gëzohemi me dështimet e përditshme të kësaj qeverie, sepse faturën e tyre e paguajnë shqiptarët. Ndaj kemi pranuar kompromisin që i hap rrugë transparencës së zgjedhjeve", tha Rama në deklaratën e sotme për shtyp. Ndërkohë paraditen e sotme, Kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së radhës së qeverisë, deklaroi se më 1 korrik rreth 820 mijë punonjës të administratës dhe pensionistë do të përfitojnë rritjen më të madhe të rrogave dhe pensioneve. /a.s/s.s./
KOMENTE