Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rusi - Vdes Marina Semenova Legjenda E Baletit Rus
English

Rusi - Vdes Marina Semenova Legjenda E Baletit Rus

MOSKË, 9 qershor /ATSH-AFP/ - Balerina ruse, Marina Semenova, legjenda e baletit klasik në kohën sovjetike vdiq në shtëpinë e saj në moshën 102-vjeçare, njoftoi sot teatri i njohur ''Balshoi'' në Moskë. ''Balshoi', ashtu si të gjithë përfaqësuesit e baletit rus shprehën keqardhjen për vdekjen e Marina Semenovës'', deklaroi drejtori i përgjithshëm teatrit, Anatoli Iksanov, cituar nga agjencia e lajmeve ''RIA Novosti''. "Një legjendë që shkroi faqet më të mira të 'Balshoit' u nda nga jeta. Deri në momentet e fundit të jetës, Marina Semenova ka qënë besnike e Balshoit ku shkëlqeu si balerinë e parë'', shtoi ai. Lindur më 1908, Marina Semenova, e cila filloi karrierën e saj në Kirov dhe u shfaq për herë të parë para publikut në vitin 1925, në baletin "La Source" e Leo Delibes, të kompozitorit francez, magjepsi spektatorët. Pesë vjet më pas ajo hyri në ''Balshoi'', ku u bë shumë shpejt idhulli i moskovitëve./ /ec/ a.jor.
KOMENTE