Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Merkato/ Edi Martini Zgjidhet Trajner I Ri I Teutës
English

Sport-Merkato/ Edi Martini Zgjidhet Trajner I Ri I Teutës

- Vetëm skuadra shkodrane e Vllaznisë ka mbetur pa trajner për sezonin e ri nga 12 skuadrat e Superligës - TIRANË, 9 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ - Edi Martini është zgjedhur si trajneri i ri Teutës. 35 vjeçari Martini ka një karrierë relativisht të re si trajner. Eksperienca e tij nis me Luftëtarin, kur skuadra gjirokastrite bënte pjesë në Superligë në sezonin 2006-2007. Martini drejtoi sezonin 2008-2009, Laçin, duke arritur ta shpallë skuadrën kurbinase kampione të Kategorisë së Parë. Në karrierën si trajner të Edi Martinit është edhe Kombëtarja shqiptare e Minifutbollit. Edi Martini, si futbollist, përveç Vllaznisë, ka luajtur edhe Luftëtarin e Gjirokastrës, Besëlidhjen e Lezhës dhe Apoloninë e Fierit, duke fituar edhe "këpucën e artë" me 14 gola në sezonin 1993-1994 me fanellën e Vllaznisë. Martini ka luajtur edhe jashtë Shqipërisë, në Slloveni (Svoboda), Austri (Klagenfurt) dhe Gjermani (Entraht Frankfurt). Edi Martini është trajneri i 11-të i konfirmuar për sezonin e ardhshëm në 12 skuadrat e Superligës, ku mungon në listë vetëm ai Vllaznisë. /a.ke/
KOMENTE