Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Stejnberg: Qëndrimi amerikan për pavarësinë e Kosovës nuk do të ndryshojë
English

Stejnberg: Qëndrimi amerikan për pavarësinë e Kosovës nuk do të ndryshojë

Uashington, 9 qershor, NOA Update - Nënsekretari amerikan i Shtetit, Xhejms Stejnberg deklaron se nuk duhet të ketë paqartësi lidhur me qëndrimin amerikan se Kosova është e pavarur dhe sovrane. Kjo nuk do të ndryshojë.

Por ndërkohë që punohet për këto çështje afatgjata ka rëndësi që të ketë një farë bashkëpunimi praktik mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij ky bashkëpunim duhet të vij pasi është në interes të të gjithëve zgjidhja e çështjeve të tilla si kufijtë dhe doganat apo telekomi.

“Nëse ndjekim qëndrime pragmatike pra që palët të bien dakord për të mos qenë dakord për gjithçka, e në të njëjtën kohë të bëjnë gjëra në interes të të gjithë popullit duke çuar në më shumë e jo në më pak bashkëpunim, kjo do të ishte diçka e mirëpritur”, tha Stejnberg Në në intervistë për “Zërin e Amerikës, Nënsekretari amerikan i Shtetit iu referua zërave që dëgjohen kohët e fundit lidhur me të ashtuquajtura plane për ndarjen e Kosovës. Ai tha se një ndarje as që diskutohet.

“Shtetet e Bashkuara e kanë bërë shumë të qartë dhe të gjithë partnerët e kuptojnë, duke përfshirë vendet e Bashklimit Evropian, edhe ato vende që mund të kenë qendrim të ndryshme lidhur me statusin, se ndarja do të ishte një ide veçanërisht e rrezikshme. Madje edhe shtrimi i një mundësie të tillë thellon tensionet duke e bërë të vështirë të punohet lidhur me çështjet praktike. Do të na duhet të punojnë në suazën e shtetit ashtu siç është tani dhe shpresoj se me kalimin e kohës do të gjejmë mënyrën për të punuar me kolegët tanë serbë në këtë suazë”, u shpreh ai.

Steinberg tha se në Kosovë po bëhet përparim në zgjidhjen e problemeve të brendshme të vendit, megjithëse ndërtimi i shtetit është një sfidë e vështirë. Sipas tij Kosova ka një histori të vështirë sepse për një kohë të gjatë populli i saj ka qenë i privuar nga mjetet dhe shanset për të ndërtuar komunitetet dhe institucionet e tyre politike.

“Por mendoj se udhëheqja e atjeshme ka ndërmarrë disa hapa shumë të rëndësishme. Gjatë vizitës sime të fundit atje, pata rastin të takoja disa nga kryetarëve serbe të komunave të zgjedhur rishtazi në pjesën jugore të Kosovës. Jam i inkurajuar nga këto hapa përpara dhe nga gatishmëria e qeverisë, e presidentit dhe e kryeministrit për të treguar elasticitet dhe për të krijuar shanse që popullsia serbe ta ndjejë se ka zërin e saj si në veri edhe në jug, për të çuar përpara elementët bazë të planit Ahtisari dhe të zgjidhë disa nga problemet”, tha Stejnberg.

Ai ka theksuar se qeveria e Kosovës duhet të ndërtojnë institucione të forta shtetërore. “Prandaj ne duhet të punojmë me ta. Ne kemi një numër programesh në Shtetet e Bashkuara për të fuqizuar sundimin e ligjit atje. Por në tërësi ata mund të vlerësohen me një notë të mirë për përpjekjet e tyre”, u shpreh Stjenberg.

m.xh/NOA

KOMENTE