Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Afganistan, talebanët përdorin bomba AIDS
English

Afganistan, talebanët përdorin bomba AIDS

Afganistan, 10 Qershor NOA - Në Afganistan, talibanët luftuan dhe me bomba AIDS. Ky lajm shokues ka ardhur nga një deputet britanik, Patrick Mercer, një ish-oficer i ushtrisë së Madhërisë së Saj i angazhuar në misionin ndërkombëtar.

Sipas Mercer bombat e mbushura me AIDS, janë të shartuara me gjilpëra të infektuara të cilat gjatë shpërthimit të bombës qëllojnë armikun.

Kjo lloj pajisjeje, siç raportohet nga deputeti britanik, në përgjithësi përdoret kundër çaktivizuesve të bombave, ku ajo fshihet nën sipërfaqen e tokës pranë një tjetër bombe, dhe nëse nuk e vërejnë, atëherë bëhet shkarkimi i bombës AIDS për të neutralizuar atë të parën.

Në këtë mënyrë, bomba AIDS shpërthen dhe gjilpërat e infektuara (të cilat përdoren dhe si brisk rroje) shpërthejnë duke shpërndarë virusin e AIDS-it dhe hepatitit.

“Kjo është një luftë jo e pastër. Këta njerëz janë vërtetë të gatshëm të kalojnë çdo kufi të ndaluar për të arritur qëllimet e tyre, - pohoi Mercer.

Pas raportimit të ish-oficerit të ushtrisë britanike, tashmë të gjithë çaktivizuesit e bombave janë pajisur me doreza “Kevlar”. Materiali i të cilave nuk lejon depërtimin e gjilpërave të infektuara.

r.b/NOA

KOMENTE
  • Anizel20:03 - 12 Tetor 2010
    BOMBA ME SIDA......