Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ahmadinexhad Në Kinë Pas Sanksioneve Të Okb-Së Kundër Iranit Të Mbështetura Nga Pekini
English

Ahmadinexhad Në Kinë Pas Sanksioneve Të Okb-Së Kundër Iranit Të Mbështetura Nga Pekini

SHANGAI, 10 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad u prit sot në Kinë, pas votimit nga OKB të sanksioneve për të katërtën herë kundër vendit të tij, të cilave Kina iu është bashkuar më në fund. Ahmadinexhad do të zhvillojë në Shangai një vizitë që përkon me ''ditën e Iranit'' dhe nuk është parashikuar që ai të qëndrojë në Pekin për të zhvilluar takime të nivelit të lartë me drejtuesit e shtetit kinez, aleat tradicional i vendit të tij. Por Kina, anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit me të drejtën e vetos dhe për shkak të presioneve të vazhdueshme të perëndimorëve që prej disa muajsh, votoi dje sanksionet ushtarake dhe financiare kundër Iranit. Këto sanksione u kundërshtuan nga Ahmadinexhad, vendi i të cilit dyshohet për zhvillimin e një programi bërthamor ushtarak. Irani nuk e priti mirë mbështetjen e Pekinit, partneri kryesor ekonomik dhe tregtar, për votimin e rezolutës kundër Teheranit. ''Shefi i organizatës sonë për energjinë bërthamore, Ali Akbar Salehi, kritikoi ashpër Kinën për miratimin e kësaj rezolute'', sipas agjencisë së lajmeve Isna. "Jam surprizuar nga Kina që (...) pranoi dominimin e SHBA-së'', deklaroi Salehi duke theksuar se ky qëndrim do të ketë pasoja në botën myslimane./ /ec/ a.jor.
KOMENTE