English

Ambasada e Spanjës sjell muzikantin Jorge Pardo në Shkodër

Shkodër, 10 Qershor, NOA – Ambasada e Spanjës në Tiranë, në kuadër të “Festivalit të Xhazit të Shkodrës 2010”, publikon koncertin e Jorge Pardo ditën e nesërme në mbrëmje në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës.

Në këtë koncert, kjo përfaqësi diplomatike bën me dijeni se do të paraqesë repertorin e Jorge Pardo, një nga figurat më përfaqësuese të muzikës flamengo-jazz spanjolle në nivel kombëtar e ndërkombëtar.

Jorge Pardo lindi në Madrid në 1956 dhe që në hapat e tij të parë ka pasur mbështetjen e mjeshtrave të mëdhenj si Camarón dhe Paco de Lucía.

Stili i tij i ndryshëm dhe personal i një përzierje flamengo-jazz e ka kthyer atë në një pikë referimi të panoramës muzikore aktuale e që tani po i paraqitet publikut shqiptar për tu njohur me këtë gjini muzikore unike.

Ambasada e Spanjës vazhdon të bashkëpunojë me ‘Festivalin e Xhazit të Shkodrës” me objektivin për të krijuar një bashkëveprim kulturor në mes të artistëve të vendeve të ndryshme të Europës, duke mbështetur bashkëveprimin në mes të muzikantëve të kombësive të ndryshme dhe atyre lokalë në një ambient tashmë të konsoliduar, me qëllimin për të shtyrë më tej njohjen reciproke dhe momentet e takimit që pa dyshim gjejnë shprehjen e tyre maksimale në ngjarjet kulturore si kjo që po prezantojmë para publikut dhe mediave shqiptare.

n.e/NOA

KOMENTE