Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Axhenda Ndërkombëtare 10 Qershor 2010
English

Axhenda Ndërkombëtare 10 Qershor 2010

--------------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------ BOTËRORI 2010 NË AFRIKËN E JUGUT SOVETO (Afrikë e Jugut) - Koncert para hapjes së Botërorit 2010 të futbollit me pjesëmarrjen e yllit kolumbian, Shakira, amerikanët Alicia Keys dhe John Legend, Angelique Kidjo dhe Amadu dhe Mariam. TEHERAN - Irani hedh poshtë sanksionet ndërkombëtare miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së për ushtruar presion mbi ndërprerjen e programit të pasurimit të uraniumit dhe studimin e strategjisë përballë izolimit të tij. TË TJERA --------------- JERUSALEM - Vazhdojnë diskutimet dhe kontaktet me SHBA-në në kuadër të krijimit të një komisioni mbi sulmin e përgajkshëm kundër flotiljes për në Gaza. PARIS - Kryeministri rus, Vladimir Putin mbërrin në Paris për një vizitë zyrtare. Darkë në mbrëmje me homologun francez, François Fillon. PARIS - Takim në Paris mes ministrit spanjoll të Punëve të Jashtme, Miguel Angel Moratinos, në emër të BE-së dhe homologut kubanez, Bruno Rodriguez. HAGË - Liberalët kryesojnë me një vend ndaj laburistëve në zgjedhjet parlamentare të parakohshme organizuar dje në Holandë, sipas rezultateve paraprake, publikuar pas numërimit të 88 për qind të votave. BERLIN - Këshilli Evropian i 17 qershorit po përgatitet në Berlin ku kancelarja Angela Merkel pret presidentin e Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy, ndërkohë që ministri i Punëve të Jashtme, Guido Westerwelle do të presë zëvendëskryeministrin dhe shefin e diplomacisë britanike, Nick Clegg dhe William Hague. BRUKSEL - Takim i ministrave të Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s. BRUKSEL - Konferencë shtypi në Parlamentin evropian me koordinatorin e BE-së për luftën kundër terrorizmit. BRUKSEL - Prezantohet nga Komisioni Evropian raporti vjetor mbi cilësinë e ujrave në Evropë. ROMË - Kryeministri, Silvio Berlusconi pret homologun spanjoll Hose Luis Rodriguez Zapatero. VATIKAN - Papa Benedikti XVI pret kryeministrin spanjol Hose Luis Rodriguez Zapatero. UASHINGTON - Presidenti palestinez, Mahmud Abbas do të takohet me John Kerry, presidenti i Punëve të Jashtme në Senat./ /ec/ a.jor.
KOMENTE