Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bashkëshorti kinez, i detyruar të zgjedhë njërën nga dy gratë e tij
English

Bashkëshorti kinez, i detyruar të zgjedhë njërën nga dy gratë e tij

Qijiang, 10 qershor, NOA - Një burrë kinez është shtrënguar të zgjedhë një nga dy gratë e tij, pasi e para u gjet 13 vjet pas humbjes së saj.

Sipas mediave lokale Ren Shushao, 52-vjeç, berber në Qijiang do të akuzohet për bigami nëse nuk divorcohet, ose nga Jinzhen Xiong, ose nga Cai Chengrong.

Xiong u zhduk në vitin 1997 dhe Ren nuk kishte marrë ndonjë lajm prej saj deri tani. Gruaja ishte rrëmbyer nga një fqinj, i cili e kishte shitur më pas te një tjetër.

"Kur u takuam jemi përqafuar gjatë duke qarë", thotë Ren. Burri e ka marrë Xiong në shtëpinë e tij ku jeton me gruan e re me të cilin u martua në 2002 duke menduar se nuk do ta shihte më dashurinë e tij të parë.

Të tre kanë vendosur të jetojnë së bashku.

"Të dyja kanë dhomat e tyre, por unë fle më shumë me gruan time të parë. Dy gratë shkojnë mirë së bashku”, thotë Ren. Në çdo rast, Ren duhet të divorcohet me një nga dy gratë, thotë avokati Li Yusheng, përndryshe do të dënohet për bigami.

"Mendoj të shkurorëzohem nga Cai Chengrong, por ajo do jetoje me ne, ne do të kujdesemi për të”, - ka deklaruar Ren.

a.k/NOA

KOMENTE