English

Cameron Përjashton Çdo Mundësi Për Trupa Shtesë Në Afganistan

KABUL, 10 qershor /ATSH-AFP/ - Kryeministri britanik, David Cameron përjashtoi çdo mundësi për përforcim të trupave britanik në Afganistan, gjatë një konference të përbashkët shtypi me presidentin afgan, Hamid Karzai, në fillim të një vizite të papritur në Kabul. "Çështja për dërgim trupash nuk është në programin e qeverisë së Britanisë së Madhe'', deklaroi Cameron, ndërkohë që Londra ka rreth 10 000 trupa në Afganistan. Kryeministri njoftoi se Londra do të akordojë 83 milionë euro shtesë për luftën kundër lëndëve plasëse artizanale./ /ec/ a.jor.
KOMENTE