English

Darkon në restorant, më pas propozon larjen e enëve në pamundësi për të paguar

Itali, 10 Qershor NOA - Ai kishte darkuar me verë të kuqe për të shijuar ushqimin që kishte marrë në një restorant në Livorno. Por në pamundësi për të paguar faturën ka shprehur ofertën e larjes së enëve.

Protagonist i kësaj ngjarje është një dyzet vjeçar i papunë me origjinë nga Enna dhe duhet thënë se ka me dhjetëra situata të tjera të ngjashme me këtë sidomos në Firence.

Tashmë klienti gjendet në një situatë tepër të vështirë pasi rrezikon një dënim me akuzën e paaftësisë paguese dhe mashtruese por, me sa është bërë e ditur pronari i restorantit nuk duket i gatshëm për ta denoncuar atë.

r.b/NOA

KOMENTE