Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dossier - Sllovaki - Zgjedhjet Legjislative: Kandidatët Kryesorë Për Kryeministër
English

Dossier - Sllovaki - Zgjedhjet Legjislative: Kandidatët Kryesorë Për Kryeministër

BRATISLAVË, 10 qershor /ATSH-AFP/ - Robert Fico, kreu i partisë së majtë Smer-SD dhe kryeministër aktual dhe Iveta Radiçova, kryetare e partisë së djathtë të opozitës SDKU-DS, janë pretenduesit kryesorë për postin e kryeministrit të Sllovakisë, në përfundim të zgjedhjeve legjislative të 12 qershorit. Robert Fico, 45 vjeç, shpesh i akuzuar për populizëm dhe demagogji nga ata që e kritikojnë, shprehet për mbajtjen e avantazheve sociale. "Populli sllovak nuk e ka shkaktuar krizën, ai nuk mund ta durojë barrën e masave të rrepta ekonomike", shprehet Fico, kryeministër që prej vitit 2006. Kur ishte një avokat i ri, ai futet në radhët e Partisë Komuniste pak përpara "Revolucionit të kadifenjtë" në vitin 1989. "Nuk pashë asnjë ndryshim të regjimit në vitin 1989", u shpreh ai më vonë. Robert Fico e fillon karrierën politike në vitet 1990, në Partinë e majtë demokratike, SDL, postkomuniste. I harruar gjatë shpërndarjes së posteve ministrore pas hyrjes së SDL-së në qeveri në vitin 1998, ai themelon partinë Smer-SD (Udhëheqja) në vitin 1999. Së shpejti, ai bëhet popullor falë kritikave lidhur me reformat e ndërmarra nga kabinetet e Mikulas Xurindës (1998-2006). Megjithatë, këto reforma, edhe pse ndonjëherë të dhimbshme, i kanë bërë të mundur Sllovakisë reputacionin e "tigrit të Evropës Qendrore". Falë fitores së Smer-SD në zgjedhjet legjislative të vitit 2006, Fico formon qeverinë me populistët e Lëvizjes për një Sllovaki të pavarur, LS-HZDS dhe me Partinë ksenofobe Nacionalsllovake, SNS. Lindur më 15 shtator të vitit 1964 pranë Topolcany, në perëndim, ky amator i letërsisë, kinemasë dhe sportit shfaqet rrallëherë në publik me të birin dhe bashkëshorten Svjetllana, avokate dhe pedagoge në fakultetin e Drejtësisë në Bratislavë. Sociologia Iveta Radicova, 53 vjeçe, zëvendësoi në shkurt të vitit 2010 ish-kryeministrin Mikulas Xurinda në postin e liderit elektoral të Bashkimit Demokratik dhe të të krishterëve sllovakë, SDKU-DS. Ministre e Punës dhe e Çështjeve sociale në vitet 2005-2006, ajo kandidon për postin e presidentit të vendit në prill të vitit 2009, por heq dorë duke pranuar humbjen përballë Ivan Gasparoviç. Radiçova shprehet e vendosur të kultivojë politikën dhe të rivendosë politesën gjatë garës elektorale të dominuar deri tani nga burrat, në këtë vend mjaft konservator. "Aftësia për të dëgjuar është cilësia më e çmuar", shprehet ajo duke u kritikuar nga disa priftërinj lidhur me mospranimin e dënimit të abortit. Megjithatë, pasi u zgjodh deputete nga radhët e kristiandemokratëve në vitin 2006, ajo hoqi dorë nga mandati i saj parlamentar, pasi është kritikuar se ka shtypur butonin e aparatit të votimit në vend të një kolegeje e cila nuk ishte e pranishme në sallë. Lindur më 7 dhjetor të vitit 1956 në Bratislavë, në një ambient të cilin ajo e përkufizon si "të varfër në planin material, por shumë të pasur emocionalisht", ajo kreu studimet në Universitetin Comenius të Bratislavës dhe më tej në Oksford. Duke qenë pedagoge, Radiçova jep konferenca në universitetet në Sllovaki, në Shtetet e Bashkuara, në Britaninë e Madhe, në Skandinavi dhe në Austri. Ajo ka një vajzë nga martesa e parë me një humorist të satirës i cili vdiq në vitin 2005. /I.Pu.
KOMENTE