Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Drejtori i QKR: Ekonomia shqiptare është në rritje
English

Drejtori i QKR: Ekonomia shqiptare është në rritje

Tiranë, 10 qershor, NOA – “Ekonomia shqiptare është në rritje”. Ky është vlerësimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, Tomi Kola, gjatë një konferencë për shtyp, ku u bë publik një raport për pesë muajt e parë të vitit 2010.

Kola u shpreh se në bazë të raportit është rritur me 28.4 për qind numri i bizneseve të reja, gjë që flet dhe për rritje ekonomike në vend.

Drejtori i QKR, Kola bëri dhe interpretimet ekonomike përkatëse. Sipas tij, rritja e numrit të regjistrimeve fillestare në QKR duhet të përshëndetet si një arritje shumë e madhe e biznesit shqiptar.

Sipas tij, rritja me rreth 30 për qind e numrit të bizneseve të reja që janë krijuar në pesë mujorin e parë të vitit 2010, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2009, është një shenjë që tregon se ekonomia shqiptare nuk po bie, por po rritet.

“Nuk është pak që në një periudhë kur bota po kalon recesion ekonomik për shkak të krizës globale, Shqipëria, një vend i vogël dhe me një treg të vogël, ka një rritje prej 30 për qind të numrit të bizneseve të krijuar për herë të parë”, u shpreh drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Regjistrimit.

Raporti për periudhën janar – maj 2010 u prezantua nga Drejtori i Regjistrit Tregtar Elektronik, Raimond Cimbi.

Sipas të dhënave të raportit, për periudhën janar – maj 2010 janë miratuar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit 8946 biznese të reja dhe, duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2009, konstatohet një rritje prej 28.4 për qind.

Përsa i përket ndryshimeve, Cimbi tha se, në periudhën e pesë mujorit të parë të vitit 2010 janë aplikuar në QKR, 9211 kërkesa për ndryshim dhe krahasuar me vitin 2009 ka një rritje prej 39.7 për qind, pasi në vitin 2009 kishte 6623 aplikime për ndryshim.

“Përsa i përket çregjistrimeve në QKR, për periudhën janar –maj 2010 numri i tyre është ulur me 6.33 për qind, duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Përsa i përket falimentimeve, mbylljes së bizneseve, kemi shifrën nga dita e parë që ka nisur funksionimi i QKR, pra nga 3 shtator 2007 deri në maj 2010, që është zero kemi falimentime”, u shpreh ai.

m.xh/NOA

KOMENTE