Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Elbasan: Fondacioni Fëmijët Shqiptarë Dhurata, Dhe Aktivitete Për Fëmijët Jetimë Dhe Autistë
English

Elbasan: Fondacioni "Fëmijët Shqiptarë" Dhurata, Dhe Aktivitete Për Fëmijët Jetimë Dhe Autistë

ELBASAN, 10 Qershor/ATSH, Miranda Sadiku/ - Një sërë aktivitetesh u organizuan dhe shumë dhurata u shpërndanë të enjten për fëmijët jetimë dhe autistë në Elbasan nga Fondacioni "Fëmijët Shqiptarë". Presidentja e Fondacionit Liri Berisha, deklaroi se "ndodhemi sot në Elbasan për një sërë aktivitetesh me praninë e disa kategori fëmijësh, ku së pari fondacioni u ka uruar mbarimin e vitit shkollor nxënësve të qytetit, duke i shprehur mirënjohjen gjithë atyre që arritën rezultate të shkëlqyera këtë vit shkollor". Fondacioni "Fëmijët Shqiptarë" u dhuroi fëmijëve 40 biçikleta, nën moton " Pedalo për jetën". Dhurata u dhanë edhe për 150 fëmijë jetimë në tre shtëpi fëmijësh në Elbasan. Zonja Liri Berisha duke vizituar "Shtëpinë e Shpresës", premtoi se "Fondacioni "Fëmijët Shqiptarë" në bashkëpunim me Klinikën Okulistike " Internacional" do të bëjë të mundur që gjithë këta fëmijë jetimë të depistohen për probleme të veçanta të shikimit, në mënyrë që të parandalohen sa më herët problemet dhe sëmundjet e syrit". Zonja Berisha shtoi se "më vjen mirë që kjo iniciativë fillon me jetimoren, dhe është mirë që të jetë një inisiativë e vazhdueshme jo vetëm për këta fëmijë por të gjithë fëmijët shqiptarë". Dhurata morrën dhe fëmijët me nevoja të veçanta fizike, akomoduar në qendrën "Balashe". Duke vizituar mjediset e kësaj qendre, Znj. Liri Berisha u shpreh e befasuar "nga mënyra e punës organizimit dhe përkushtimit të kësaj qendre, është një qendër model". Këtyre fëmijëve Fondacioni " Fëmijët Shqiptarë" u dhuroi 10 karroca. Në Elbasan është hapur edhe dega e qendrës " Fluturo për jetën" për fëmijët me autizëm, për të cilën znj. Berisha tha se "kjo bëhet për t'u ardhur në ndihmë familjarëve të fëmijëve autistë, që e kanë të pamundur të shkojnë në Tiranë për trajtimin intensiv". Zonja Liri Berisha falenderoi Bashkinë e Elbasanit, që bëri të mundur sigurimin e ambjentit dhe së shpejti do të fillojë funksionimin, ndërsa fondacioni ka siguruar logotistin, psikologun dhe psikiatrin. "Kjo nuk do të jetë qendra e parë vetëm në Elbasan. Në të gjithë Shqipërinë ne do të hapim qendra të veçanta për trajtimin e fëmijëve me autizëm", tha zonja Berisha, e cila më pas mori pjesë në një koncert në sheshin kryesor të qytetit, organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve./ch/
KOMENTE