Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fratini: Bashkimi Evropian Ka Gabuar Përballë Turqisë
English

Fratini: Bashkimi Evropian Ka Gabuar Përballë Turqisë

BERLIN, 10 qershor /ATSH-AFP/ - Ministri italian i Punëve të Jashtme, Franco Frattini theksoi se Bashkimi Evropian ka gabuar përballë Turqisë, në një intervistë për të përditshmen ''Frankfurter Allgemeine Zeitung''. "Besoj se ne, evropianët, kemi bërë gabime për të shtyrë Turqinë drejt Lindjes, në vend që ta tërhiqnim drejt vetes'', deklaroi ministri italian. Ky i fundit e lidhi refuzimin evropian të Turqisë dhe vështirësitë diplomatike aktuale të Ankarasë me Izraelin duke u përqendruar rreth sulmit të përgjakshëm kundër një flotiljeje ndihmash nisur drejt Rripit të Gazës. Për Frattinin, radikalizimi turk drejt nacionalizmit dhe islamizmit do të ishte shmangur nëse Evropa do të kishte kërkuar më shumë të lidhte Turqinë me kontinentin e vjetër. ''Nëse Bashkimi Evropian u jep turqve ndjesinë se ne nuk i duam ata si anëtarë të familjes evropiane, ata do të kthejnë vështrimin e tyre drejt perspektivave të tjera, si ajo e fuqisë rajonale e kthyer drejt Iranit, Kaukazit, Sirisë e kështu me radhë'', shtoi ai. "Bashkimi Evropian ka marrëdhënie shumë të mira si me Turqinë ashtu dhe me Izraelin dhe marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve nuk kanë lidhje me ato që Bashkimi Evropian ka mes tyre'', theksoi , Maja Kocijancic, zëdhënësja e shefes së diplomacisë të BE-së, Catherine Ashton./ /ec/ a.jor.
KOMENTE