Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fushë Krujë: Gati Momumenti I Presidentit Goerge W Bush
English

Fushë Krujë: Gati Momumenti I Presidentit Goerge W Bush

FUSHË KRUJË, 10 qershor /ATSH-Gëzim Kabashi/ - Monumenti kushtuar vizitës që presidenti i SHBA, George W. Bush zhvilloi 3 vjet më parë në qytetin e Fushë Krujës është gati. Skultorët durrsakë Qazim Kërtusha dhe Ibrahim Reçi, të cilët me porosi të Bashkisë së qytetit punuan afro një vit për krijimin e tij bënë të ditur sot për ATSH-në se monumenti tashmë është derdhur në bronx. Monumenti me lartësi 3 metra do të vendoset mbi një bazament guri në pjesën qendrore të sheshit, që mban emrin e ish-presidentit amerikan. Pas vizitës zyrtare më 10 qershor 2007 në Tiranë, presidenti amerikan George W. Bush ndaloi pikërisht në qytetin e Fushë Krujës, ku mori mesazhin e dashurisë së popullit shqiptar për SHBA dhe politikat amerikane që mbështesin vendin tonë në përpjekejet për demokraci dhe integrim evropian. Sipas burimeve zyrtare nga bashkia e Fushë Krujës, vendosja e monumentit që ka në qendër figurën e z. Bush do të realizohet menjëherë pas zbatimit të projektit për sistemimin e sheshit qendror të qytetit me 20 mijë banorë. Vizita e presidentit amerikan në vendin tonë dhe veçanërisht pritja e ngrohtë e banorëve të Fushë Krujës, gjetën një jehonë të madhe në mediat ndërkombëtare. Gjatë vizitës së tij historike në vendin tonë presideti i SHBA, George W. Bush formuloi qartazi anëtarësimin e shpejtë të Shqipërisë në NATO si dhe procesin e afërt të pavarsisë së Kosovës, që ndodhi një vit më pas./ch/
KOMENTE