English

Geithner: Një Juan Më Fleksibël Për Të Balancuar Rritjen Ekonomike

NJU JORK, 10 qershor /ATSH-ANSA/ - "Një juan më fleksibël do të ndihmonte në balancimin e rritjes ekonomike globale", deklaroi sot sekretari amerikan i Thesarit, Timothy Geithner, gjatë një audicioni para komisionit financiar të Senatit, gjatë të cilit theksoi se "kjo do të ishte në interesin e Kinës". "Kina mund të bëhet tregu më i madh për eksportet amerikane, por politika aktuale e Kinës për nivelin e këmbimit të juanit po e pengon rritjen e balancuar ekonomike", deklaroi Geithner. "Një juan më fleksibël do t'i lejonte Kinës të ndiqte një politikë monetare më efikase dhe të pavarur dhe kjo, aktualisht, është shumë e rëndësishme kur Pekini ndodhet përballë rrezikut të inflacionit", shtoi Geithner. /e.v/
KOMENTE