Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosove - Perkujtohet 132 Vjetori I Lidhjes Shqiptare Te Prizrenit
English

Kosove - Perkujtohet 132 Vjetori I Lidhjes Shqiptare Te Prizrenit

PRISHTINË, 10 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Në Kosovë përkujtohet 132 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për herë të tretë në shtetin e pavarur. Në seancën e Kuvendit të Kosovës, në kohën për diskutime jashtë rendit të ditës, deputeti Nait Hasani tha se kjo datë "duhet të jetë festë e shqiptarëve në Ballkan". Sipas tij, "kjo ditë nuk identifikon Kosovën, as Shqipërinë veç e veç. Kjo datë, 10 qershor 1878, tregon identitetin tonë shqiptar, tregon burimin e frymëzimit të shtetit shqiptar, por edhe burimin e frymëzimit të luftërave për çlirim dhe liri dhe Kosovën shtet". "Kjo datë duhet të na bashkojë, si në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoni, kudo në Ballkan", tha Hasani, deputet i Grupit Parlamentar të PDK-së, duke përkujtuar Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Ndërsa në Prizren, sot mbahet nje veprimtari solemne, e cila i kushtohet festës së 10 Qershorit - Ditës së Lidhjes së Prizrenit, në kujtim të kësaj date të historisë tonë kombëtare dhe të gjithë atdhetarëve që u sakrifikuan në përpjekje për realizimin e ëndrrave shekullore për liri e pavarësi. /a.ke/
KOMENTE