Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuvend/Patozi:Vendi Nuk Ka Krizë
English

Kuvend/Patozi:Vendi Nuk Ka Krizë

ZË TIRANË, 10 Qershor/ATSH/.- Kryetari i grupit parlamentar të PD-së duke iu përgjigjur qëndrimeve të opozitës sot në Kuvend, tha se "vendi nuk ka krizë". "E ftoj opozitën të harrojë fjalën krizë. Në rast se ajo ka një vit që e përsërit atë vazhdimisht ky vend nuk ka krizë. As parlamenti dhe funksionimi normalisht i kësaj seance janë prova më e mirë për këtë. Nëse ju doni të ndillni krizën dhe ta sillni në Shqipëri, pasi e keni vërejtur edhe në vende të tjera, ky është një mision i pamundur", iu drejtua Patozi deputetëve të majtë. Duke iu përgjigjur qëndrimeve të sotme të opozitës rreth kalendarit trejavor të Kuvendit, kryetari i grupit demokrat tha se prania e disa projektligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar nuk ka për qëllim të ndikojë në vendimmarrjen politike të PS-së. "Opozitën nuk e pengon asgjë të marrë vendimet e saj, por ne nuk mund të ndalojmë Kuvendin e Shqipërisë të ketë në tavolinën e punës p/ligje, për të cilat parimisht është rënë dakord dhe për të cilat, opozita nuk ka shfaqur vërejtje. Mos paragjykoni aksionet politike që mund të ndodhin në të ardhmen", vërejti Patozi. Duke iu kthyer deklaratave të opozitës për oferta bashkëpunimi, kreu i grupit kuvendor demokrat ripërsëriti gadishmërinë e maxhorancës "për të bashkëpunuar për të gjitha pretendimet dhe kërkesat e opozitës, me kushtin e vetëm që ato të jenë ligjore dhe të mos jenë në shkelje të kushtetutës". /a.s//n.m/
KOMENTE