Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuvendi Miraton Heqjen E Tatimit Te Dyfishte Per Taksat Mbi Te Ardhurat Dhe Kapitalin Me Gjermanine
English

Kuvendi Miraton Heqjen E Tatimit Te Dyfishte Per Taksat Mbi Te Ardhurat Dhe Kapitalin Me Gjermanine

TIRANE, 10 Qershor/ATSH-A.Gjonaj/- Kuvendi miratoi të enjten marrëveshjen për shmangjen e tatimit të dyfishtë dhe evazionit fiskal për taksat mbi të ardhurat dhe kapitalin me Gjermaninë. "Kjo marrëveshje luan një rol të rëndësishëm në kompleksin e faktorëve që garantojnë, favorizojnë dhe stimulojnë marrëdhëniet ekonomiko-tregtare ndërmjet dy vendeve", tha kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Edmond Spaho, gjatë debatit në Kuvend. Ligji krijon një bazë ligjore për trajtimin tatimor të individëve, personave juridikë shqiptarë, apo gjermanë, të cilët kanë veprimtari biznesi, ose të ardhura të tjera, të cilat parashikohen ne juridiksionin tatimor të dy vendeve. "Në të përcaktohet qartë mënyra se si do të shmanget tatimi i dyfishtë, duke i dhënë të drejtën për tatimin e të ardhurave të caktuara vetëm njërit shtet, apo duke e ndarë këtë të drejtë ndërmjet dy shteteve, por pa e rënduar subjektin me tatim të dyfishtë", tha Spaho. Në marrëveshje, çështjet më sensitive janë tatimi i dividentit dhe interesit. Deri tani qeveria shqiptare ka nënshkruar rreth 30 marrëveshje të tilla me shtete të ndryshme, me shumicën e të cilave vendi ka shkëmbime tregtare në nivele të larta. Gjermania rezulton partneri i tretë tregtar i Shqipërisë. Në vitin 2009 eksportet drejt Gjermanisë arritën në 25 milionë euro, ose 4.9 % e totalit të eksporteve./n.m/
KOMENTE