English

Lindje E Mesme - Ministrat E Jashtëm Të Be-Së Diskutojnë Të Hënën Për Dërgimin E Ndihmave Në Gaza

BRUKSEL, 10 qershor /ATSH-ANSA/ - Gjetja e një zgjidhjeje praktike për dërgimin e ndihmave humanitare ndërkombëtare në Gaza është një nga argumentet kryesore që do të diskutohet nga Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, në mbledhjen e të hënës që do të zhvillohet në Luksemburg. Këshilli i Ministrave do të diskutojë disa mundësi për të ofruar një kontribut në tejkalimin e bllokadës së Izraelit. Objektivi i Bashkimit Evropian është të gjejë një zgjidhje të pranueshme edhe nga Izraeli e cila të jetë praktike dhe reale, mësohet nga burime pranë çështjes. /e.v/
KOMENTE