Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Një Laptop për fëmijë”, pse jo një realitet edhe për fëmijët shqiptarë
English

“Një Laptop për fëmijë”, pse jo një realitet edhe për fëmijët shqiptarë

Tiranë, 10 Qershor, NOA – 1 Laptop për një fëmijë duket se mund të bëhet realitet për çdo fëmijë anekënd Shqipërisë, që i bashkëngjitet një prej pikave kyçe ku qeveria mbështet moton e saj për zhvillimin e rinisë shqiptare, Shqipëria dixhitale.

Në Tiranë, ka mbërritur për një vizitë me kryeministrin Sali Berisha, ish presidenti dhe anëtari i bordit të OLPC (One Laptop Per Child), Chuck Kane dhe Giulia D’Amico.

Kryeministri Berisha i njohu të ftuarit me arritjet e Shqipërisë në fushën e arsimit dhe veçanërisht me projektin e “e-Shkollave”, ku çdo shkollë ka laborator kompjuterik dhe lidhje me internet.

Kryeministri shprehu vullnetin e palëkundur të qeverisë, për mbajtjen e premtimit që çdo fëmijë në Shqipëri të ketë kompjuter dhe çdo familje të ketë mundësi lidhjeje me internet bandëgjerë.

Duke mbështetur arritjet në arsimin shqiptar, Chuck Kane, tregoi për iniciativën “Një Laptop për fëmije” dhe mundësitë e bashkëpunimit me Shqipërinë.

Sipas kane, OLPC, një organizatë jofitimprurëse, deri tani ka shitur me kosto të ulët rreth 1.6 milionë Laptop për fëmijët në 39 vende të botës.

Përfaqësuesit e OLPC prezantuan variantin e ri të Laptopit të OLPC-së, i dizenjuar sidomos për fëmijët e arsimit 0 deri 9-vjeçar, në të cilin mund të lidhesh me internet me nxënësit e tjerë, mund të gjesh libra, kurricula të domosdoshme për fëmijët e arsimit parashkollor dhe atij të ulët shkollor.

mit/NOA
KOMENTE