Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Njoftim nga Ambasada italiane në Tiranë
English

Njoftim nga Ambasada italiane në Tiranë

Nesër, më 11 qershor, duke filluar nga ora 09:00, pranë Tirana International Hotel, do të organizohet Bashkëbisedimi me temë “Kontributi i Shoqërisë civile në krijimin e Forumit të Miqësisë ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë”, organizuar nga Fondacioni Rosselli i Torinos dhe Shoqata kulturore italo-shqiptare “Syri Blu”, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme italiane dhe Ambasadën italiane.

Miqësia ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë e ka burimin e forcës së saj në lidhjen mes shoqërive civile të të dy vendeve e cila zhvillohet në mënyrë të vazhdueshme dhe spontane. Bashkëbisedimi do të synojë hedhjen e bazave për krijimin e një Forumi mes shoqërive civile italiane dhe shqiptare, roli thelbësor i të cilit do të jetë ai i bashkërendimit të institucioneve të të dy Vendeve, në kuadër të partneritetit strategjik parashikuar nga Deklarata e Përbashkët nënshkruar më 12 shkurt nga Kryeministri italian Silvio Berlusconi dhe nga Kryeministri Berisha.

Pas çeljes së punimeve, në të cilat do të marrin pjesë nga pala shqiptare Ministri i Brendshëm, Z. Lulzim Basha, Ministri i Bujqësisë, Z. Genc Ruli dhe nga Zëvendës Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Znj. Nora Malaj, do të ketë tre panele të ndryshme, kushtuar përkatësisht “industrisë, shërbimeve dhe bujqësisë”; “kulturës universitetit dhe kërkimit shkencor”, “institucioneve dhe shoqatave” gjatë të cilave do të marrin fjalën shumë eksponentë të jetës publike shqiptare dhe italiane.

Punimet do të mbyllen gjatë pasdites me seksionin plenar, në të cilin do të marrin pjesë Ministri i Shëndetësisë, Z. Vasili, Zëvendës Ministri i Ekonomisë dhe Energjisë, Z. Bozdo dhe Zv. Ministri i Turizmit, Kultures, Rinisë dhe Sporteve, Z. Turku. Me këtë rast, do të ilustrohen rezultatet e dala përgjatë ditës, thelbësore për të përvijëzuar perspektivat operative të dobishme për krijimin e Forumit të Miqësisë ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.

Mediat janë të ftuara të ndjekin këto punime, të cilat do të zhvillohen sipas një programi paraprak.

Shoqëria civile: ndihmesa e saj në fuqizimin e Bashkëpunimit Strategjik mes Italisë dhe Shqipërisë

Miqësia mes Italisë dhe Shqipërisë merr forcë nga lidhja mes shoqërive civile të të dy Vendeve që zhvillohet fuqishëm, në mënyrë të vazhdueshme e spontane. Bashkëbisedimi synon të hedhë themelet e për krijimin e një Forumi mes shoqërive civile Italiane dhe Shqiptare, roli thelbësor i të cilit do të jetë ai i bashkërendimit me Institucionet e të dy Vendeve, në kuadër të Bashkëpunimit Strategjik parashikuar nga Deklarata e Përbashkët e nënshkruar në 12 shkurt 2010 nga Kryetari i Këshillit të Ministrave Berlusconi dhe nga Kryeministri Berisha.

ora 9.00 Regjistrimi i pjesëmarrësve

ora 9.30 Hapja e punimeve

Hyrje

Besim Petrela Drejtor i Shoqatës Kulturore Italo Shqiptare Syri Blu

Francesca Traclò Drejtoreshë e Fondacionit Rosselli

Përshëndetjet

Saba D’Elia Ambasador i Italisë në Shqipëri

Llesh Kola Ambasador i Shqipërisë në Itali

Mario Bova Drejtor i Përgjithshëm për Vendet e Europës, Ministria e Punëve të Jashtme

Nora Malaj Zëvendës Ministre, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës

Genc Ruli Ministër, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit

Lulzim Basha Ministër, Ministria e Brendshme

Zhvillimi i punimeve do të kryhet njëkohësisht në tre Panele të ndryshme, duke trajtuar temat: “Industria, shërbimet dhe bujqësia”, “Kultura, Universiteti dhe puna kërkimore” dhe “Institucione dhe Shoqata”. Të tre panelet do të japin ndihmesë mbi temat e trajtuara në prag edhe të Forumit të ardhshëm të Miqësisë dypalëshe, që do të zhvillohet në kuadër të Bashkëpunimit Strategjik Itali – Shqipëri.

PANELI I Industria, shërbimet dhe bujqësia

Do të hidhen ide dhe propozime rreth mënyrës së realizimit të Forumit të Miqësisë mes Italisë dhe Shqipërisë si dhe mbi mundësitë e bashkëpunimit mes dy Vendeve.

ora 10.30 Sesioni i parë:

Drejton: Albino Gorini

Zëvendës Kryetar, Komisioni Ndërkombëtar CNEL (Këshilli Kombëtar Ekonomisë dhe Punës)

Marrin fjalën:

Paolo Ambrosi Country Representative,VIS

Claudio Angelino Zëvendës Kryetar, Polithema

Warner Berta Titullar, GreenWatt

Maria Cristina Ciancetta Project Manager, Hydroaid

Petrit Cobo Sipërmarrës, Kantina Cobo

Antonio De Matteis Drejtor Teknik, SEA Consulting

Giovanni Di Genova Ministria e Politikave Bujqësore, Ushqimit dhe Pyjeve, Departamenti Politikave Konkurruese, e Fushës Rurale dhe e Cilësisë

Enver Ferizaj Kryetar, KASH

Fatos Harizaj Rektor, Universiteti Bujqësor i Tiranës

Hysni Hasani Kryetar, Albidea

Genc Juka Drejtor i Përgjithshëm, Autoriteti Kombëtar për Kontrollin e Ushqimit

Shkelzen Marku Drejtor i Agjencisë për Zhvillimin e Zonave Malore

Paolo Sambo Departamenti i Agronomisë Mjedisore dhe Prodhimeve Vegjetale, Universiteti i Padovës

ora 11.45 Pushim për kafe

ora 12.00 Sesioni i dytë:

Drejton: Marco Monaco Sorge

Avokat, Studio Ligjore Tonucci & Partners

Marrin fjalën:

Federica Bonino Sektori me Jashtë, Dhoma e Tregëtisë së Torinos

Libero Catalano Drejtor, Veneto Banka

Jorgaq Cyfeku Kryetar, AGIMI Albania

Stefano Farabbi Drejtor, Intesa San Paolo Albania

Emanuele Ferretti Titullar, Studio Ligjore Ferretti

Giovanni Lauría Kryetar, Dhoma e Tregëtisë së Tiranës në Torino

Graziano Mangoni Fondacioni Banka Bujqësore Mantovane

Luigi Nidito Dhoma e Tregëtisë Italianë në Shqipëri e porsa krijuar

Rosanna Viola ICT, environment, life science industry - Manager

ora 13.00 13.30 përfundime

PANELI II Kultura, Universiteti dhe puna kërkimore

Do të hidhen ide dhe propozime rreth mënyrës së realizimit të Forumit të Miqësisë mes Italisë dhe Shqipërisë si dhe mbi mundësitë e bashkëpunimit mes dy Vendeve.

ora 10.30 Sesioni i parë

Drejton: Milo Kuneshka Drejtor, Agjensia Bërthamore Shqiptare

Marrin fjalën:

Francesco Altimari Zëvendës Rektor, Docent i Albanologjisë, Universiteti i Kalabrisë

Apollon Bace Drejtor, Instituti i Monumenteve të Kulturës

Zhani Ciko Drejtor, Teatri i Operas së Tiranës

Shqiponja Dosti Drejtoreshë e Shoqatës Philoxenia

Benko Gjata Kryetar, Qendra Kulturore Shqiptare në Torino

Paolo Martinino I dërguar i Konferencës Zonale të Kryetarëve të Bashkisë së Valdarnos

Nebi Mucaj I dërguar i Shoqatës Skenderbeg - Fermo

Nevila Nika Drejtor, Arkivi Qendror i Shtetit

Mario Romani Themelues dhe Kryetar, Resi Group

Piero Rovigatti Docent, Fakultetit i Arkitekturës, Universiteti Kietit dhe Peskarës

Roland Sejko Gazetar, Cinecittà Luce

Pellumb Xhufi Historian, ish Ambasador i Shqipërisë në Romë

Paola Zanovello Docent, Departamenti i Arkeologjisë, Universiteti i Padovës

ora 11.45 Pushim për kafe

ora 12.00 Sesioni i dytë

Drejton: Maksim Cikuli

Këshilltar për Punën Kërkimore i Presidentit të Republikës së Shqipërisë

Marrin fjalën:

Gianumberto Caravello I dërguar nga Rektori për Shqipërinë, Universiteti i Padovës

Anila Godo Ish Ministre e Shëndetësisë, Shefe e Shërbimit të Onko-hematologjisë, Departamenti i Pediatrisë, Qendra Spitalore “Nënë Tereza”

Edmond Hajderi Sekretar i Përgjithshëm, Universiteti Zonja e Këshillit të Mirë në Tiranë

Aleksander Xhuvani Zëvendës Kryetar, Këshilli Kombëtar i Kërkimit

Jera Kruja Shefe e Departamentit të Neurologjisë, Qendra Spitalore “Nënë Tereza”

Dhori Kule Rektor, Universiteti i Tiranës dhe Kryetar i Konferencës së Rektorëve të Shqipërisë

Mentor Petrela Drejtor, Departamenti i Neurokirurgjisë, Qendra Spitalore “Nënë Tereza”

Ugo Santillo Përgjegjës International Operations, Resi Group

Albano Zhapaj Departamenti Kërkimor, Ministria e Arsimit dhe Shkencës

PANELI III Institucione dhe Shoqata

Do të hidhen ide dhe propozime rreth mënyrës së realizimit të Forumit të Miqësisë mes Italisë dhe Shqipërisë si dhe mbi mundësitë e bashkëpunimit mes dy Vendeve.

ora 10.30 Sesioni i parë

Drejton: Albert Rakipi

Drejtor, Albanian Institute for International Studies

Marrin fjalën:

Andrea Bairati Ekspert i Risive, Fondacioni Rosselli

Rudi Bobrati Drejtor për Shoqërinë Civile, Këshilli i Ministrave të Shqipërisë

Roberto Brancati Administrata për Shëndetin dhe Politikat Sociale, Qarku Friuli Venezia Giulia

Neritan Ceka Këshilltar për Kulturën i Kryeministrit Berisha

Diana Culi Kryetare e FIDA, Shkrimtare, ish deputete

Antonio Fantasia Country Representative, Karitasi Italian

Alban Kraja Kryetar, Lidhja Kombëtare e Shoqatave Shqiptare në Itali

Bruna Paskali Sipërmarrëse; Këshilltare e Ministrit të Jashtëm Meta

Lorenzo Pignatti Përgjegjëse për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Universiteti i Kietit e Peskarës

ora 11.45 Pushim për kafe

ora 12.00 Sesioni i dytë

Drejton: Andrea Bairati

Ekspert i Risive, Fondacioni Rosselli

Marrin fjalën:

Federico Berto Country Representative, AVSI

Carlo Bollino Drejtor, Gazzetta del Mezzogiorno

Valentina Leskaj Deputete, Partia Socialiste

Elton Malko Koordinator për projektin mes Sindikatave Shqiptare dhe CISL Marche

Piro Misha Publiçist dhe Opinionist

Virgil Muci Publiçist dhe Opinionist, Këshilltar i Ministrit të Jashtëm

Tom Preku Këshilltar i Presidentit të Republikës

Albert Rakipi Drejtor, Albanian Institute for International Studies

Tritan Shehu Zëvendës Rektor, Universiteti Zonja e Këshillit të Mirë; Deputet, Partia Demokratike,

Fatmir Toci Botues; Deputet, Partia Socialiste

ora 13.00 - 13.30 Përfundime

ora 13.30 - 15.00 Pushimi i drekës

SEANCA PLENARE E PASDITES

Ndërhyrje dhe përfundime

Drejton: Piro Misha

Publiçist dhe Opinionist

Marrin fjalën:

Albino Gorini Zëvendës Kryetar, Komisioni Ndërkombëtar CNEL (Këshilli Kombëtar i Ekonomisë dhe Punës)

Francesco Altimari Zëvendës Rektor, Docent i Albanologjisë, Universiteti i Kalabrisë

Andrea Bairati Ekspert i Risive, Fondacioni Rosselli

Mario Bova Drejtor i Përgjithshëm për Vendet e Europës, Ministria e Punëve të Jashtme

Suzana Turku Zëvendës Ministre, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

Eno Bozdo Zëvendës Ministër, Ministria e Ekonomisë dhe Energjisë

Petrit Vasili Ministër, Ministria e Shëndetësisë

ora 18.00 Cocktail në Restorantin “Piazza”

ora 19.00 Pjesëmarrësit në takim do të kenë mundësinë të marrin pjesë në shfaqjen “Anna Bolena” pranë Teatrit të Operas dhe Baletit.

KOMENTE