Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra E Shtypit Shqiptar
English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 10 QershorATSH/.- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar të publikuara të enjten: Gazeta "Panorama" ULEN SHPENZIMET/PAGAT DHE PENSIONET, SA DO TË RRITEN MË 1 KORRIK Konfirmohet shtesa/Qeveria do të zvogëlojë shpenzimet e buxhetit, por do të rrisë pagat dhe pensionet. Sipas projektit të anançuar dje nga Berisha, pritet që buxheti të shkurtohet me 20 përqind në të gjitha ministritë. Parashikohet që rritja e pagave të bëhet në tre nivele, ku rrogat e ulëta të administratës të rriten me 10 përqind, pagat mesatare me 4 përqind, ndërsa pagat e larta me 1 përqind. Rritje të diferencuar nga 1 korriku edhe për pensionet. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Debati në Grupin Parlamentar të PS-së. Zgjidhet nënkryetari i Kuvendit dhe krerët e Komisioneve SHBA: Berisha është legjitim, por duhen hapa për pajtim Privatizimi i aseteve publike, skemë e re për ish-pronarët Gazeta "Shqip" BE, TAKIM I RI PËR KRIZËN Grupi Parlamentar i Partive Popullore dhe i Partisë Socialiste Europiane ka diskutuar për tekstin e draftit final. Rama: Priten lajme të këqia. Berisha: Kultura e Bllokut dhunon votën. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Debat në Grupin e PS-së, Fino propozon Blushin Trafiku në Tiranë/Policia i shkruan Ramës për sheshin dhe rrugët e bllokuara Pollo: Paratë e donatorëve, me skemë të re Gazeta "Koha Jonë" SHBA: BERISHA, NJË UDHËHEQËS LEGJITIM Intervista/Xhejms Stajnberg tha dje nga Uashingtoni se "Kryeministri është udhëheqësi legjitim i vendit" dhe kërkoi që "të shikojmë përpara". Vlerëson se ekzistojnë hapa që mund të bëhen për arritjen e pajtimit mes forcave politike në Shqipëri. Zv.sekretari Amerikan i Shtetit i bëri thirrje pozitës e opozitës të tregojnë elasticitet që vendi të ecë përpara. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Berisha: "Rama ka kthyer kulturën e Bllokut në PS" Zv.kryeministri/Meta: Trafiku dhe menaxhimi i tij në Tiranë, skandaloz Vëzhgim/Trafiku i Tiranës, si "breshka në garë" Gazeta "Shekulli" PS ZGJEDH STRUKTURAT E REJA, JA EMRAT Grupi i PS-së me 4 nënkryetarë, zgjidhen krerët e komisioneve. Dokle, nënkryetar i Kuvendit, Fino propozoi Blushin. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Paga e pensione rriten më 1 korrik Kriza politike/Berisha: Rama po rikthen politikën e "Bllokut" Kriza politike/Edi Rama: Kompromis, por kusht transparenca Gazeta "Rilindja Demokratike" MESAZHI I SHBA: TË ECET PARA, BERISHA, UDHËHEQËS LEGJITIM Zëvendëssekretari i Shtetit, James Stajnberg, deklaron mbështetjen amerikane ndaj përpjekjeve të PE për të lehtësuar mirëkuptimin mes palëve. "Shqipëria është në prag të disa hapave që mund ta forcojnë të ardhmen e saj europiane, krahas anëtarësimit në NATO". Departamenti i Shtetit kërkon që përpjekjet e Shqipërisë për afrim në BE të mos pengohen. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Kultura e bllokut në PS, propagandë moniste antieuropiane Gati rritja më e madhe e pagave dhe pensioneve. I sëmuri i PS-së: Ja kriza. Policia-Ramës: Trafiku po përkeqësohet, merr masa Gazeta "Integrimi" MË 20 QERSHOR, NIS GARA PËR KRYETARIN E RI TË LSI-së SË TIRANËS Strukturat drejtuese të LSI-së kanë zyrtarizuar nisjen e garës për zgjedhjen e kryetarit të LSI-së së Tiranës dhe të 11 njësive bashkiake. Proçesi i shpalljes së kandidaturave do të nisë më 20 qershor dhe do të mbyllet me zgjedhjen e drejtuesve të rinj më 26 shtator. Meta: proçesi i hapur. Zgjedhjet, ripërtëritje dhe konsolidim organizativ i LSI-së në kryeqytet. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Më 1 korrik, rritja më e madhe e rrogave dhe pensioneve për 820 mijë qytetarë shqiptarë Sheshi/Policia e Shtetit, letër kryebashkiakut Rama: Trafiku rrugor në kaos, duhet zgjidhje Luan Rama: Proçesi zgjedhor në parti i shërben fuqizimit të strukturave të LSI-së Gazeta "Zëri i Popullit" SVOBODA: PRESIM PROPOZIMET PËR KOMPROMISIN E ZGJIDHJES SË KRIZËS Përfaqësuesi i lartë i PE kërkon që zgjidhja të vijë nga partitë politike në Shqipëri. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Rama: Kriza e shkaktuar nga korrupsioni i papërmbajtur i oborrit Berisha Politikë/Grupi i PS-së zgjedh drejtuesit në Parlament Kalendari i ndeshjeve të "Afrika e Jugut 2010" /e.ç/
KOMENTE