Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Regjisori Gillyard: Artistët Shqiptarë Të Denjë Edhe Për Skenat Amerikane
English

Regjisori Gillyard: Artistët Shqiptarë Të Denjë Edhe Për Skenat Amerikane

- Intervistë me aktorin amerikan Clarence Gilyard - DURRËS, 10 Qershor /ATSH-Gëzim Kabashi/ - Fundjavën e kaluar në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë u shfaq premiera e dramës "Koleksioni i përhershëm" e autorit Thomas Gibbons, vënë në skenë nga bashkëregjisorët Clarence Gilyard dhe Mirush Kabashi. Pjesa e mirënjohur për publikun amerikan është përkthyer nga Pirro Dollani, i cili së bashku me Gillyard punon në Las Vegas, në Institutin e Kinematografisë së Universitetit të Nevadës. Gjithçka zhvillohet në një muze ku gjërat kanë mbetur njëlloj që prej 50 vjetësh. Ardhja e një drejtuesi të ri sjell furtunën e papritur për të gjithë ata që nuk ishin mësuar me ndryshimin. Një dramë psikologjike, me sfond të theksuar social e shpesh edhe politik, që i ka nxitur edhe më shumë të tre "moskëtierët" në të dy anët e oqeanit Atlantik. Një bashkëpunim i një lloji të veçantë, që ka nisur një vit më parë dhe fillimisht ka përfshirë në distancë Gillyard, Dollanin dhe Kabashin, të cilët pasi janë njohur me idetë e skenografit Bashkim Zahaj, që nga fundi i muajit prill janë bashkuar në Tiranë me Tinka Kurtin, Fatos Selën, Ema Andrean dhe Esmeralda Metkën, "aktorët e mrekullueshëm", siç i përkufizon Gillyard në një intervistë për ATSH-në. "Për të qenë i sinqertë brenda meje ndjeva fuqishëm atë që isha thirrur për të intepretuar dhe për të vënë në skenë këtë pjesë teatrale," thotë Gillyard, duke shtuar se "unë kam nevojë të punoj ndërkombëtarisht për të thyer barrierat e komunikimit me publikun dhe aktorët." "Dëshira ime është që puna që kemi bërë, e gjithë ngjarja të hapë një dialog jo të thjeshtë, por një dialog të manifestuar artistikisht mes Shqipërisë dhe SHBA, mes universiteteve dhe përmes kësaj pjese të njihja edhe artistët," thotë ai. "Kjo është arsyeja pse do të kthehem në Shqipëri. Pikërisht për të vazhduar dialogun interkulturor dhe për të realizuar projekte të tjera teatrale, nuk ka rëndësi se ku dhe se me kë," shton regjisori amerikan. Clarence Gillyard, që ka një përvojë 30-vjeçare si aktor, është mjaft i njohur në SHBA për rolin e Ben Matlokut në serialin policor të viteve 1989-1993 me Andy Grifith; më pas për bashkëpunimet kinematografike me Chuck Norris në filmat dramatikë Walker, Teksas Ranger, etj. Ai ka luajtur në teatër, ka patur programet e tij në TV dhe kontribuon si pedagog në Universitet. Duke folur për konceptin e tij të teatrit Clarence thotë se megjithë karrierën e gjatë asgjë nuk është përmbushëse. "Pata fat që gjeta mbështetjen e Bashkimit, administrimin dhe impenjimin artistik të Danës, asistente, aftësinë e Pirros për të përkthyer pjesën," shprehet Clarence. "Gjuha angleze gjithmonë ndryshon, ndërsa shqipja është një nga gjuhët më të vjetra në botë. Kur i pashë të gjitha këto i thashë vehtes: duhet të matem mirë para se të shkoj në Shqipëri," thotë aktori-regjisor, 55-vjeçar. Tashmë që pjesa ka kaluar provën para spektatorëve, Gillyard i portretizon aktorët që punuan me të si artistë të formuar që mund të punojnë edhe në SHBA. "Esmeralda (Metka) është një aktore e re, që krijoi një përvojë shumë të mirë. Ema (Andrea) ka krijuar një personazh të hatashëm, një gazetare të një lloji ndryshe. Tinka (Kurti) është 78 vjeç dhe është aktore që bën çdo gjë që i këkohet. Finalja e shfaqjes kishte nevojë pikërisht për përvojën dhe vërtetësinë e Tinkës," vijon Clarence vizatimet e tij për kolegët shqiptarë. "Kur Fatosi (Sela) kthehet nga publiku me siguri ata thonë që ky tipi është padroni i galerisë. Quhet fat, pasi vetëm kështu si regjisor mund të luash me dinamikat. Fatosi ka një karakterizim të mrekullueshëm," thotë Gillyard, duke shtuar për bashkëpunëtorin e tij më të afërt: "Mirushi (Kabashi) është një dhuratë për mua. Kur shoh sytë e tij në skenë nuk kam frikë, lidhem me të dhe shkoj pas tij, por të njëjtën gjë bën edhe ai. Unë kam mësuar shumë prej tij," nënvizon ai. Clarence është i bindur se të vësh në skenë një shfaqje është njëlloj si të lëvizësh malet. "Kurrë nuk do të arrij t'i shkoj deri në fund një vepre," thotë ai, duke shtuar se ne bëmë vetëm dy kalime me veshje kur duhet të ishin bërë të paktën 10 prova me kostume. "Por pavarësisht nga vështirësitë teknike që gjetëm në teatër, ashtu siç vjen një bukë shumë e shijshme, çdo natë shfaqja ndryshon," thotë Clarence. Spektatorët ndoqën një shfaqje ku personazhi kryesor deklamon në gjuhën angleze dhe përkthimi jepet me titra. "Është një mënyrë e njohur në festivalet ndërkombëtarë të teatrit, ne jemi dembelë dhe jemi konsumatorë përtacë të artit. Jemi në kohën kur njerëz pafundësisht të pasur e kanë në dorë komandën e TV. Ky pushtet mbi konsumimin, e fut veten në komunikim me artin, arsyeton Clarence, sipas të cilit bota e artit është makrokozmike. Bashkëpunimi me artistët shqiptarë ka këtë qëllim," përfundon Clarence Gillyard, aktori-regjisor që bashkë me kolegët e tjerë të Teatrit Kombëtar do të jetë në skenë të enjten, te premten dhe të shtunën me "Koleksionin e përhershëm" të Thomas Gibbonsit./ch/s.s./
KOMENTE