Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Replikat, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Ruçi: Topi është në fushën e PD
English

Replikat, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Ruçi: Topi është në fushën e PD

Tiranë, 10 qershor, NOA Update – Pas deklaratës së Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për botërorin, ka ardhur dhe reagimi i kreu të grupit të PS-së, Gramoz Ruçi.

Duke ruajtur të njëjtin ritëm të batutës dhe ironisë së kolegut të tij, Ruçi u shpreh se tashmë topi i krizës politike është në fushën e Partisë Demokratike. Ai shtoi se ndeshja ka qenë e trukuar, duke nënkuptuar rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit të vitit të kaluar.

“Ti bëre mirë që e kujtove topin e botërorit, se ai topi i politikës është tashmë në fushën tuaj, se po mundoheni ta kaloni në rrjetën e evropianëve, por ose u del jashtë, ose bëni shtyllë”, u shpreh Ruçi.

Ai ka folur për trukimin e ndeshjeve dhe ka shtuar se në gjithë botën ato hetohen. “Ju po trukoni ndeshjen dhe ne nuk po flasim për gol me dorë, por për trukim. Ju në fakt po i bini shtyllës me kokë. Në vend t’i bëni reklamë Botërorit, merrni masat se për 10 ditë do ndërprisni energjinë ngado në vend dhe shumë nuk do kenë mundësi ta shohin Kampionati”, deklaroi Ruçi gjatë seancës së Kuvendit që u zhvillua paraditen e sotme.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së shtoi në fjalën e tij se opozita nuk heq dorë nga kërkesa e saj për hetimin e zgjedhjeve.

m.xh/NOA

KOMENTE