Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ruli: Qeveria Do Të Mbështesë Zhvillimin Rural
English

Ruli: Qeveria Do Të Mbështesë Zhvillimin Rural

- Zhvillon punimet në Tiranë Kongresi i 3-të i Agrobiznesit Shqiptar- TIRANE, 10 Qershor /ATSH- E.Xhajanka/- Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Genc Ruli, garantoi të enjten agrobiznesin dhe fermerët vendas, në Kongresin e 3-të të Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar (KASH), që u çel në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë, se "qeveria do të mbështesë zhvillimin rural në vend, përmes politikave të zhvillimit dhe subvencionimit". Ministri Ruli në fjalën e mbajtur me këtë rast theksoi se "qeveria do të adresojë çdo gjë për zhvillimin e qëndrueshëm rural të Shqipërisë". Ai vuri në dukje se për tre vjet rrjesht qeveria po mbështet me subvencione fermerët në rritjen e ekonomive bujqësore, ndërkohë që këtë vit përmes këtij programi, do të subvencionojë fondin e garancisë për kredi në sektorin rural. Duke e vlerësuar sektorin e bujqësisë dhe agroindustrisë si një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, ministri Ruli shprehu bindjen se bujqësia në të ardhmen e afërt do të rrisë kontributin e saj në PPB të vendit. Presidenti i KASH-it, Enver Ferizaj, theksoi në raporttin e mbajtur në këtë kongres, se "mbrojtja e interesave të fermerëve dhe biznesit agropërpunues mbeten objektiva të misionit të KASH". Kongresi i tretë i KASH mbahet në kuadër të 10 vjetorit të krijimit të këtij organizmi, i cili përmbledh 22 organizata në të gjithë vendin./s.s./
KOMENTE