Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkoder-Kronika- Shkurt
English

Shkoder-Kronika- Shkurt

* Depresioni, gjendet i vetëvarur një 24 vjeçar SHKODËR - Një person është gjetur i vetëvarur pranë rrugës kombëtare Shkodër-Pukë, në afërsi të Laçit të Vaut të Dejës, bëri të ditur policia të enjten. Sipas policisë, "trupi i pa jetë, i gjetur rreth 300 metra larg rrugës, është i Gjovalin Hilës, 24 vjeç". Mendohet se shkak i vetëvarjes ka qenë depresioni, bëjnë të ditur të njëjtat burime. Policia vazhdon hetimet për rrethanat e ngjarjas./g.marku/ch/ * Humb jetën aksidentalisht një elektriçist LEZHË - Një elekriçist humbi jetën mbrëmë teksa punonte në një linjë elektrike në një banesë private, në Lezhë. Sipas policisë, "Kristian Simoni, 26 vjeç nga fshati Trashan humbi jetën nga pakujdesia si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, gjatë një ndërhyrje në bansen e shtetasit Fran Buba". Ekspertët e policisë po kryejnë hetimet rrethë kësaj ngjarje./g.marku/ch/ * Aksidenton rëndë një fëmijë, arrestohet 21 vjeçari SHKODËR - Një fëmijë është plagosur rëndë, pasi u godit nga një makinë në afërsi të shkollës së mesme në fshatin Mjedë, Shkodër, bën të ditur policia. Sipas policisë, "Almir GJ., 8 vjeç nga fshati Shelqet u godit nga një autoveturë e drejtuar nga David Nikaj, 34 vjeç, në afërsi të shkollës". Fëmija është dëmtuar rëndë dhe është dërguar për mjekim me të specilaizuar në Spitalin Ushtarak Tiranë./g.marku/ch/
KOMENTE