Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sociale/ Shkolla E Medresesë: Vajzat Me Shami Hasin Vështirësi Në Punësim
English

Sociale/ Shkolla E Medresesë: Vajzat Me Shami Hasin Vështirësi Në Punësim

TIRANË, 10 Qershor/ATSH- Erla Gjikolli/.- Vajzat, apo gratë që mbajnë shami koke, një simbol që nënkupton një simbol fetar, hasin vështirësi në punësim tha sot në një prononcim për mediat, Hiqmet Patozi, drejtor i shkollës Medrese "Haxhi Mahmut Dashi"në Tiranë. Kjo shkollë organizoi sot aktivitetin "Projekti qytetar", në bashkëpunim me Institutin për Zhvillime dhe Alternativa, me mbështetjen e ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, i cili u përshendet nga zevendësambasadorja Deborah Jones. Mes temave të edukimit qytetar, si problematikat e fëmijëve jetim, moshës së tretë, mjedisit, normat për përdorusit e rrugës, etj, drejtori Patozi, vuri në dukje për mediat pengesat që hasin vajzat dhe gratë e mbuluara në punësim. "Mbajtja e shamisë, si një simbol fetar është me dëshirë jo vetëm këtu në shkollën tonë, por edhe jashtë saj", tha Patozi, duke shpjeguar se "përgjithësisht vajzat që mbajnë shami nuk kanë pengesa për të studjuar në fakultete, edhe pse ka pasur raste sporadike. Por ato nuk duhet të hasin pengesa për t'u punësuar, si në institucionet shtetërore, dhe ato private". Të njejtin shqetësim shpreh edhe Mimoza Dani, një prej 30 mësuesve të shkollës "Medrese", e cila vetë mban shami dhe që prej 8 vitesh u mëson nxënësve lëndën e historisë. "Është vështirë për të gjetur punë. Jam munduar të kërkoj alternativa pune, por për ne, që mbajmë shami, dyert janë të mbullura, pa trokitur akoma", shprehet Dani, që shton se "pengesa të tilla kanë pasur edhe koleget e mia". Ajo shkon dhe më tej duke shpjeguar se "punëdhënësit i vlerësojnë aftësitë intelektuale, por problemi mbetet shamia, pasi nëse e mban atë, nuk të vlerësojnë si të përshtatshme. Mbajtja e shamisë është bindje dhe Kushtetuta e Shqipërisë nuk e ndalon mbajtjen e saj". Në nenin 10 të Kushtetutës së Shqipërisë thuhet : "Në Republikën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare. Shteti është asnjëanës në çështjet e besimit e të ndërgjegjes dhe garanton lirinë e shprehjes së tyre në jetën publike". Edhe ligji më i ri "Për mbrojtjen nga diskriminimi", në nenin 10 përcakton ndalimin e diskriminimit në rastin e ushtrimit të së drejtës së besimit. "Ndalohet diskriminimi lidhur me ushtrimin e së drejtës dhe lirisë së ndërgjegjes e të fesë, veçanërisht, kur ka të bëjë me shprehjen e tyre nëpërmjet fjalëve ose paraqitjes", thuhet në këtë ligj. Në shkollën 100-vjeçare Medreseja "Haxhi Mahmut Dashi", që ofron arsimim 12-vjeçar, studiojnë 392 nxënës të shpërndarë në 14 klasa mësimore, ku raporti djem - vajza është 53 me 47 %. Mes tyre ka edhe nxënës shqiptarë nga Maqedonia. Mësimet merren në gjuhën shqipe dhe angleze, por aty mësohen dhe gjuhët turke dhe arabe. Nga dy drejtorët që ka kjo shkollë, njëri është shqiptar, Hyqmet Patozi, (me përvojë mbi 40 vjeçare si mësues e drejtues shkollas), që jep edhe lëndët gjuhë dhe letërsi shqipe, ndërsa tjetri është turk nga Ankaraja, Fatih Baxhi, i cili ka punuar në Shqipëri, fillimisht si drejtor i Medresesë të Cërrikut dhe tani i Tiranës./n.m/
KOMENTE