Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Soft News - Jugu I Francës Dëshmitar I Breshërit Me Kokrra Sa Një... Top Tenisi!
English

Soft News - Jugu I Francës Dëshmitar I Breshërit Me Kokrra Sa Një... Top Tenisi!

PARIS, 10 qershor /ATSH-MIA/ - Moti i keq, që përfshiu pjesën lindore të Francës, shkaktoi dëme të mëdha materiale në zonën Dub, pasi një breshër që zgjati vetëm 15 minuta, i kishte kokrrat me madhësinë e topave të tenisit. Breshëri i konsideruar mizor shkaktoi dëme të mëdha materiale duke shkatërruar kulme ndërtesash dhe duke thyer verandat e qelqta të shumë banesave. Breshëri i fortë ka dëmtuar seriozisht edhe rreth 1 000 makina duke thyer xhamat e tyre dhe duke shkaktuar vrima në karroceritë. Më i godituri ishte qyteti Montbeliar. Fasadat e shumë ndërtesave në këtë qytet janë dëmtuar seriozisht dhe kryetari i komunës vendosi sot mbylljen e të gjitha shkollave. Për fat të mirë, gjatë këtij fenomeni të rrallë meteorologjik nuk pati viktima./ a.jor.
KOMENTE