Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Merkato/ Hamdi Salihi Kërkohet Nga Monako, Elis Bakaj Ofertë Nga Samsunspor
English

Sport-Merkato/ Hamdi Salihi Kërkohet Nga Monako, Elis Bakaj Ofertë Nga Samsunspor

TIRANË, 10 Qershor /ATSH/ - Dy nga lojtarët e ekipit Kombëtar shqiptar, Hamdi Salihi dhe Elis Bakaj, janë në qendër të vëmendjes së klubeve evropiane. Për sulmuesin shkodran, që aktivizohet në radhët e Rapidit të Vjenës në kampionatin austriak, është interesuar së fundmi skuadra franceze e Monakos. Sipas mediave austiake, "afrimi në radhët e Rapidit të sulmuesit kosovar Atdhe Nuhiu nga Riedi, duket se është pikërisht lëvizja që mund të mundësojë largimin e Salihit drejt kampionatit francez". Ndërkohë skuadra kampione në fuqi e Turqisë, Bursaspor, ka nisur me anë të agjentëve të saj të monitorojë autorin e 15 golave në Superligën shqiptare, Elis Bakajn. Oferta në drejtim të sulmuesit të Dinamos nuk kanë munguar edhe nga ekipi bullgar i Liteks Lovech, por sipas burimeve nga klubi dinamovit, duket se Samsunspor do të ofrojë më tepër (rreth 200 mijë euro). Elis Bakaj ka dhënë një kontribut të madh në fitimin e titullit kampion të Dinamos gjatë sezonit 2009-2010, duke shënuar 15 gola dhe asistuar po në të njejtën shifër për shokët e skuadrës. Ai kaloi gjatë janarit të vitit 2009 nga skuadra e Partizanit te Dinamo për shifrën e 100 mijë eurove./s.s./
KOMENTE