Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli shkon në Qipro, zhvillohet Konferenca e kryeparlamentarëve të KiE
English

Topalli shkon në Qipro, zhvillohet Konferenca e kryeparlamentarëve të KiE

Tiranë, 10 Qershor 2010 NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli është nisur sot në Qipro ku është e ftuar të marrë pjesë në Konferencën Europiane të Kryetarëve të parlamenteve të KiE-së.

Konferenca e nivelit të lartë që do të zhvillohet në 11-12 Qershor 2010, organizohet nga PACE, nën kujdesin e vetë Presidentit Cavusoglu dhe Kryetarit të parlamentit të Qipros, Garoyian.

Kjo konferencë zhvillohet në një periudhë kur në të gjithë Europën insitucioni i parlamentit ka marrë një rol thelbësor në politikëbërje, si element kyç i vendimmarrjes.

Në këtë konferencë, nga më të rëndësishmet e këtij niveli, Kryetarja e Kuvendit do të mbajë një fjalim mbi rolin dhe përgjegjësinë që duhet të mbajë opozita në parlament.

Kryetarja e Kuvendit është e ftuar nga Presidentii PACE-s, mes Krerëve të parlamenteve të Austrisë, Gjermanisë, Anglisë, Francës, Italisë, Rusisë, Zvicrës, Hungarisë, Finlandës, Çekisë, Bullgarisë etj, si edhe krerëve të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Asmablesë së Mesdheut dhe Asamblesë së vendeve Balltike.

Në vijim të lobimit përmes diplomacisë parlamentare, Kryetarja e Kuvendit do të zhvillojë edhe një sërë takimesh me homologët e saj europianë.

e.r/NOA

KOMENTE