Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bentiez kërkon Tevez tek Inter
English

Bentiez kërkon Tevez tek Inter

Milano, 11 Qershor NOA - Ka vetëm pak orë që është zyrtarizuar si trajneri i ri i Interit, por Rafa Benitez nuk kërkon të humbasë kohë dhe menjëherë ka bërë të qartë objektivat e tij të merkatos.

Pas Mascheranos dhe Kuyt, lojtarët e tij më besnik tek Liverpul, emri më i ri që tërheq teknikun spanjoll dhe që mund të vijë në radhët e zikaltërve është ai i Carlos Tevez.

Argjentinasi është në objektivat kryesorë të Bentiez dhe për këtë arsye drejtuesit e Interit janë të gatshme për të filluar bisedimet me klubin e Manchester City.

Siç është raportuar nga “The Sun”, për Carlos Tevez Inter duhet të hedhë një shifër prej 43 milion eurosh pasi kjo është dhe vlera e përcaktuar për këtë lojtar.

r.b/NOA

KOMENTE