English

Berat: Nisin Kërkimet Për 11-Vjeçarin E Mbytur Në Lumin Seman

BERAT, 11 Qershor/ATSH, Mira Shkurta/ - Policia e Beratit ka nisur kërkimet për 11-vjeçarin nga fshati Poshnje, rreth 15 kilometra larg Beratit, i mbytur që prej ditës së djeshme në lumin Seman, i cili kalon pranë fshatit të minorenit. Burime zyrtare nga Policia e Beratit , thanë sot për ATSH-në se, "forcat speciale "RENEA" dhe polumbarët kanë nisur kërkimet përgjatë lumit, në vendin e quajtur Ura e Kuçit, ku janë gjetur disa rroba fëmijësh". Kërkimet do të vijojnë edhe më tej, thanë burimet e Policisë./n.m/.
KOMENTE