Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Demontimi I Municioneve/Ministri Imami Kërkon Ndihmë Teknike Dhe Financiare Nga Shba
English

Demontimi I Municioneve/Ministri Imami Kërkon Ndihmë Teknike Dhe Financiare Nga Shba

TIRANË, 11 Qershor/ATSH/.- Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, gjatë qëndrimit të tij në SHBA kërkoi ndihmën teknike dhe financiare amerikane në përshpejtimin dhe përfundimin e procesit të demontimit të municioneve të tepërta në Shqipëri. Sipas njoftimit për shtyp nga MM, në kuadër të vizitës që po zhvillon prej dy ditësh në SHBA, ministri shqiptar i Mbrojtjes zhvilloi takime të veçanta me senatorët Lugar dhe Liberman. Gjatë takimit me senatorin Lugar, Imami vlerësoi mbështetjen e tij në procesin e shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri duke bërë që vendi ynë të jetë i pari vend në botë pa armë kimike. Duke folur për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ministri Imami theksoi se dy drejtimet kryesore të punës së FA-së Shqiptare janë zhvillimi i aftësive operacionale dhe asgjësimi i municioneve të tepërta. "Ky proces po vazhdon me ritme më të larta në uzinat ushtarake në Mjekës dhe në Poliçan. Për të vënë procesin e demontimit të municioneve në kushte teknike sa më moderne dhe të sigurta, kemi kërkuar ndihmën edhe të NAMSA-s dhe të NATO-s", tha Imami. Me këtë rast, ai kërkoi nga senatori Lugar mbështetjen e tij për më shumë ndihmë teknike e financiare nga SHBA në përshpejtimin dhe përfundimin e procesit të demontimit në Shqipëri, duke bërë të mundur një sukses të ri, si vendi i rajonit që do t'i eleminojë plotësisht këto municione. Nga ana e tij, senatori Lugar vlerësoi arritjet në Shqipëri dhe në FA Shqiptare, sidomos tashmë pas anëtarësimit në NATO. Ai dha mbështetjen e tij për vazhdimin e procesit të reformave dhe rritjen e kapaciteteve në FA Shqiptare. Në takimin me senatorin Liberman, ministri Imami tha se FA Shqiptare kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin një kontribut të ndjeshëm në operacionet e paqes dhe aktualisht kemi vendosur për rritjen e numrit të trupave në Afganistan me një kompani prej 44 trupash. Senatori Liberman vlerësoi këtë angazhim të trupave ushtarake shqiptare në Afganistan. Në takim u fol dhe për situatën në rajonin e Ballkanit, ku ministri Imami shprehu mbështetjen për anëtarësimin në NATO edhe të vendeve të tjera të rajonit tonë. "Historia e NATO-s në Ballkan është e shkëlqyer, tha Liberman, sepse NATO nuk është vetëm një organizatë ushtarake, por dhe politike, pasi mund të veprojë si një institucion që shërben për frymëzim dialogu nëpërmjet sigurisë". Në takim u diskutua edhe për Kosovën, sidomos për situatën në Mitrovicë dhe se si do të menaxhohet vakumi i sigurisë atje. Senatori Liberman u shpreh se duhet një bashkëpunim me Serbinë për mosfinancimin e strukturave paralele në atë zonë./a.s//a.ke/
KOMENTE