English

Drafti i kompromisit, Rama: Nuk mund të flas për negociatat

Tiranë, 11 qershor, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama nuk e ka mohuar mungesën e një drafti konkret të hartuar nga ndërkombëtarët për gjetjen e zgjidhjes së situatës politike, por ka theksuar se nuk mund të tregojë asnjë detaj, për sa kohë që ende nuk ka një marrëveshje.

“Siç e kam thënë qysh në krye të herës ka gjëra që kanë të bëjnë me etikën e komunikimit dhe pjesë e kësaj etike është të mos flasësh kur je në proces negocimi.

Nuk bëjnë asnjë koment lidhur me procesin e negocimit, por rikonfirmoi që ne jemi të gatshëm për kompromis dhe kompromisi është hapja rrugë për transparencën” tha Rama.

Në këtë mënyrë Rama i është përgjigjur dhe pyetjes në lidhje me në telefonatat që u janë bërë dje nga Brukseli dy drejtuesve të politikës, Rama dhe Berisha.

Rama tha se vullneti i Partisë Socialiste është që t’i hap rrugën transparecës dhe t’i jap mundësi vendit të ristartojë rrugën e liberalizimit të vizave.

Në lidhje me përgjegjësinë për situatën e krijuar, Rama tha se, “kjo është një përgjegjësi e ndarë, ne kemi përgjegjësinë tonë dhe për të cilën jemi të gatshëm të marrim çdo kosto. Pala tjetër ka përgjegjësi më shumë”

m.xh/NOA

KOMENTE