Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kushner: Franca Mbështet Anëtarësimin E Shqipërisë Në Be
English

Kushner: Franca Mbështet Anëtarësimin E Shqipërisë Në Be

TIRANE, 11 Qershor / ATSH- A.Gegvataj/- "Pozicioni i Francës është tepër i qartë që i gjithë Ballkani Perëndimor, dhe Shqipëria në veçanti, të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian", u shpreh sot ministri i Jashtëm francez, Bernard Kushner pas takimit në Paris me zv/kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Ilir Meta . Drejtoria e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se gjatë takimit, të dy ministrat diskutuan mbi marrëdhëniet bilaterale, procesin e integrimit evropian të Shqipërisë si dhe për zhvillimet në rajon. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Kushner dhe Meta duke iu referuar situatës politike në Shqipëri, theksuan se çdo problem duhet zgjidhur përmes dialogut konstruktiv, rrugës institucionale, në respekt të plotë të Kushtetutës dhe institucioneve të pavarura të vendit. Shefi i diplomacisë shqiptare, Ilir Meta, e njohu ministrin Kushner me përkushtmin e maxhorancës për mbylljen e tre çështjeve të tjera për liberalizimin e vizave, duke theksuar se zbatimi i ligjeve dhe bashkëpunimi me vendet partnere, do të japë për vendet anëtare të BE-së mesazhe për seriozitetin e luftës së Shqipërisë kundër krimit të organizuar dhe fenomeneve të tjera negative. "Folëm gjithashtu rreth përmirësimit të situatës politike në vend, sepse ne jemi duke u përgatitur për të përfituar statusin e kandidatit dhe për këtë, rivendosja e një dialogu efikas politik është e rëndësishme, veçanërisht për të mbështetur vazhdimin e reformave në vend", tha zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta. Ministri i Jashtëm francez, Bernard Kushner, vuri në dukje pikëpamjet e përbashkëta midis dy vendeve, që, sipas tij, "janë treguar qartë përmes operacioneve të përbashkëta, dhe përmes marrëveshjeve të firmosura mes dy vendeve, siç do kemi rastin të shohim edhe pas disa ditësh". Duke shprehur mbështetjen e Qeverisë franceze për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe vlerësimin për arritjet në plotësimin e detyrimeve të udhërrëfyesit, Kushner shtoi se "ka disa probleme të vogla politike, që miqtë tanë do t'i rregullojnë". Ai pohoi se të gjithë së bashku duhet të takohemi, të komunikojmë, që t'a bëjmë hapësirën e Bashkimit Evropian, një hapësirë vllazërore dhe këtë do t'a bëjmë. Gjithashtu Meta dhe Kushner theksuan rëndësinë e nxitjes së bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, duke organizuar së shpejti në Tiranë një forum të përbashkët ekonomik, si dhe rëndësinë e rritjes së investimeve të kompanive franceze në sektorët strategjikë të ekonomisë shqiptare. Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta ndodhet që prej mbrëmjes së djeshme në Paris në një vizitë zyrtare, me ftesë të homologut të tij francez, Kushner. /s.s./
KOMENTE