Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lutfi Haziri: Serbia ende po synon ndarjen e Kosovës
English

Lutfi Haziri: Serbia ende po synon ndarjen e Kosovës

Prishtinë, 11 Qershor, NOA - Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, aktualisht ministër i Kulturës, në një intervistë për agjencinë e lajmeve INA, flet për qeverisjen aktuale në Kosovës si dhe vizionin e partisë të cilës i takon ai.

Haziri thotë se LDK-ja dhe partneri i tyre në koalicionin qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës, kanë dallime të theksuara si në program ashtu edhe në histori.

“E kam thënë edhe më herët, por e përsëris se LDK-ja dhe PDK-ja dallojnë si nata me ditën. Janë dy parti politike me programe dhe “background” krejt të ndryshëm, me histori politike të ndryshme, por që janë "ndërtuar" për një qëllim”, shprehet Haziri. Ai shpreh shqetësimin edhe për situatën e sigurisë në veri të Kosovës.

“Reagimi qytetar kundër zgjedhjeve paralele të Serbisë për komunat me përbërje serbe, në Kosovë, është i natyrshëm, do të thoja që ka qenë i pritshëm. Por, kurrsesi askush nuk ka të drejtë që ato zgjedhje t'i organizojë me natyrën e agresivitetit dhe të tensionimit të situatës. Sepse ky proces që po kalon sot, Kosova, është një e mirë dhe në veçanti në interes të asaj që të ruhet funksionaliteti dhe t'i jepet rast e mundësi krijimit të hapësirës së implementimit të planit të Qeverisë së Kosovës, për normalizimin e gjendjes dhe integrimit të komunitetit serb, në bazë të shtrirjes së autoritetit Kushtetutës së Kosovës, në çdo pjesë të saj, përfshirë natyrisht edhe Mitrovicën që është pjesë e pandashme e shtetit të Kosovës”, thotë Haziri. Aderimet e disa anëtarëve të LDK-së, në parti tjera në Kosovë, Haziri i quan si qëndrime individuale që nuk kanë të bëjnë me partinë në tërësi.

“Këto mendojë se janë qëndrime individuale, që nuk kanë të bëjnë me partinë në tërësi. Ne e kemi thënë edhe më parë se kemi humbur tre ministra, që natyrisht nuk është humbje e vogël. Dy prej të cilëve janë dhe deputet të zgjedhur, kanë qenë në listën e zgjedhur të deputete të LDK-ës. Pra, e thënë pak "shkoqitur", nuk "është tregues i mirë", por ja që ndodh edhe kështu! megjithëse ky është një vendim krejt i tyre individual”, thotë Haziri.

Haziri shton se, pas vendimit të GJND-së, Kosova do të përjetoj një bum njohjesh.

“Unë personalisht jam optimist dhe pres një "bum" njohjesh pas si të merret edhe verdikti në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, këtë fund viti. Çka edhe pritet një vendim shumë korrekt për Kosovën, dhe do t'a ndihmojë atë edhe në njohjet e tjera që presim”, tha ai.

Nënkryetari i LDK-së thekson se Serbia po vazhdon të punojë në mënyrë tejet destruktive për ndarjen e Kosovës.

“Ka qenë dhe mbetet synimi i Serbisë ndarja e Kosovës! Kjo sipas planit të tyre ndahet në dy shkallë: E para, ndarja e brendshme e Kosovës, që është edhe objektin e tyre, që ne e kemi quajtur formulë e Koushtunicës për Kosovën, ose e dyta ndarja e Kosovës e cila ka qenë në planet e hershme të Serbisë sipas planit të Akademisë së Shkencave të Sërbisë dhe e përfaqësuar nga ish Kryeministri i Sërbisë, Zoran Gjingjiq ( i varë në Beograd në vitin 2003), i cili mendohet se edhe shkas i kësaj e "pagoi me vrasjen" e tij.

Por ndarja Kosovës janë është kundërshtuar dhe kundërshtohet nga faktori politik në Kosovë, ashtu edhe nga partnerët relevant të Kosovës, të cilët janë të përfshirë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës prej se kur ajo ka nisur, duke njohur tërësinë territoriale të shtetit të Kosovës, ashtu si edhe është pa ndonjë ndarje”, u shpreh Haziri.

Lidhur me rastet e fundit, ku po dyshohen disa zyrtarë të lartë shtetëror për korrupsion Haziri thotë se drejtësia do ta thotë të vërtetën.

“Besojë shumë tek gatishmëria e kolegut tonë në qeverinë e Kryeministrit Thaçi, për bashkëpunim total më organet e drejtësisë në Kosovë, çka do të zbardh këtë rast më mirë, dhe është fakt që Limaj ka pasur edhe raste të tjera ku ka treguar vetën se është në të drejtë. Siç ishte ai i rastit të Tribunalit të Hagës ku ai doli i pafajshëm, ashtu si edhe ish Kryeministri i Kosovës ,Ramush Haradinaj, kryetari i AKK-së. Këto janë raste të dhimbshme dhe të ndjeshme por duhet me u tregue të durueshëm edhe si politikan, në mënyrë që me dëshmu se drejtësia edhe "pse vonon por nuk gabon". E drejta vjen në vend të vetë!”, theksoi Haziri.

NOA-INA

KOMENTE