English

Mbrojtësi francez William Gallas afrohet te Juventus

Itali, 11 Qershor NOA - Mbrojtësi francez William Gallas është i gatshëm për të refuzuar rinovimin e kontratës së tij me skuadrën e Arsenalit dhe kjo pasi vlera e pesë milionë eurove në sezon është shumë larg atyre që ofron ekipi londinez.

Për Gallas është shprehur i gatshëm ekipi i Juventusit, një destinacion i cili pëlqehet dhe nga vetë lojtari.

Bardhë e zinjtë e shohin atë si një zëvendësues të denjë të Canavaros dhe për këtë arsye duke parë se një marrëveshje e tillë mund të arrihet me parametër zero atëherë me shumë mundësi Gallas sezonin e ardhshëm do të jetë në skuadrën e Zonjës së Vjetër”.

r.b/NOA

KOMENTE