Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbyllet ndeshja e parë e Botërorit, Afrika e Jugut barazon 1-1 me Meksikën
English

Mbyllet ndeshja e parë e Botërorit, Afrika e Jugut barazon 1-1 me Meksikën

Pretoria, 11 Qershor, NOA – Sapo ka përfunduar ndeshja e parë e Kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010”, e cila u zhvillua mes ekipit të vendasve, siç edhe është traditë në hapjen e evenimentit më të madh sportiv në botë, dhe atij të Meksikës.

Të dyja skuadrat kanë mundur të zhvillojnë një lojë të denjë për hapjen e kampionatit që mban të mbërthyer para ekraneve miliona tifozë të futbollit në botë, duke u kënaqur secila me nga një gol.

Në këtë mënyrë, asnjëra nuk ka humbur megjithëse asnjëra as nuk ka fituar. Por vendasit gjithsesi, kanë qenë të kënaqur me këtë barazim, për t’i mbajtur ende në linjë adhuruesit e tyre për vazhdimësinë e pjesëmarrjes në kampionat.

E njëjta gjë vlen të thuhet edhe për Meksikën, e cila pret me ankth ndeshjet e tjera, të cilat janë tashmë përcaktuese për ecurinë e saj në këtë kampionat.

n.e/NOA

KOMENTE