Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nis “Sofra Ilire” 2010
English

Nis “Sofra Ilire” 2010

Fier, 11 qershor, NOA, Milena Selimi - Në kuadër të aktiviteteve kulturore, “Sofra ilire” tashmë një aktiviteti i konsoliduar prej disa vjetësh, në një nismë të shoqatës “Antik”do të organizohet edhe këtë vit, më 12 qershor në Apolloni-Fier, në kuadër të aktiviteteve “Shqipëri-Itali: Dy Popuj, Një Det, Një Miqësi”.

"Sofra ilire 2010" është një aktivitet që synon prezantimin e vlerave të turizmit në Qarkun e Fierit.

“Sofra Ilire” është një aktivitet i përvitshëm i karakterit turistik, kulturor e mjedisor i cili zhvillohet në Qarkun e Fierit. Ai organizohet nga shoqata “ANTIK”, në bashkëpunim të ngushtë me këshilltarët e “SNV” Fier dhe me Bashkinë e qytetit Fier, Institucionin e Prefektit dhe Këshillin e Qarkut, Shoqërinë Civile, Sektorin Privat dhe shumë bashki dhe komuna të qarkut, të cilat zotërojnë vlera të trashëgimisë kulturore dhe potencial turistik.

Promovimi i vlerave të artit dhe kulturës, gërshetuar ngushtë me historinë, natyrën dhe potencialin e prodhimeve bujqësore dhe natyrën mikpritëse të këtij rajoni, mund të shërbejë për një qëllim shumë më të madh. Nga viti në vit “Sofra” ka ardhur duke u zgjeruar si tërësi veprimtarish dhe kontribuesish, duke kërkuar të ndikojë në rritjen e vëmendjes të qeverise qendrore për rajonin e Fierit, që përbën një qark me rëndësi strategjike për zhvillimin e vendit.

“Sofra Ilire” ka për qëllim veçanërisht të nxjerrë në pah vlerat më të mira të trashëgimisë kulturore të qarkut Fier, në mënyrë që ato të rivlerësohen, mbrohen dhe të njihen gjerësisht nga opinioni i gjerë vendas dhe ai i huaj.

Në mjediset e Apolonisë së lashtë, do të zhvillohet një simpozium me temë: “Fieri dhe potenciali i tij për bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Italisë”, e cila do të mbahet në qytetin e vjetër të Apollonisë.

Me synimin të ketë një sensibilizim për këto vlera të trashëgimisë kulturore dhe një gjithëpjesëmarrje, sidomos të brezit të ri.

Një guidë turistike në orët e pasdites, me qëllimin “Apollonia, qyteti, ku ka studiuar Ottaviano Augusto”

Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë kryebashkiakët e Fierit dhe qyteteve të tjera, si dhe Ministri i Kulturës, Ferdinand Xhaferri. Në aktivitetin e organizuar nga Bashkia e Fierit, në mbështetje me Ministrinë e Kulturës, pritet të prezantohet edhe një ekspozitë nga artistja Jona Dividi dhe njëherësh ekspozita fotografike me veshje popullore nga Shkëlzen Rexha dhe Bora Malaj.

Gjithashtu kuarteti i harqeve “Akustika” do të krijojë në muret e gurta të antikitetit një atmosferë të veçantë, së bashku me interpretimin e aktores Anila Muçaj.

Organizatorët mendojnë se “Apolonia do të vazhdojë të na japë edhe në të ardhmen emocione të tjera lidhur me aktivitete që bëjnë fjalë për ruajtjen e kulturës ilire, të gërshetuar me atë të ditëve tona”.

m.s/NOA

KOMENTE