English

Pedofili - Gjermani - Arrestohet Një Prift I Dyshuar Për Abuzime

BERLIN, 11 qershor /ATSH-ANSA/ - Prokuroria e Kasel kërkoi sot arrestimin e një prifti gjerman i cili dyshohet për abuzime seksuale me një të mitur. Prifti 49 vjeçar është arrestuar dje. Ai dyshohet se ka abuzuar me një nga fëmijët e vegjël të altarit për më shumë se 30 herë. Në një komunikatë të publikuar sot, dioqeza e Fuldas u shpreh e tronditur nga ngjarja në fjalë. /e.v/
KOMENTE