Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama:Jemi Gati Për Kompromisin, Që I Hap Rrugën Transparencës
English

Rama:Jemi Gati Për Kompromisin, Që I Hap Rrugën Transparencës

S TIRANË, 11 Qershor/ATSH-Anila Struga/.- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama rikonfirmoi sot vullnetin e opozitës për një kompromis, që i hap rrugën transparencës dhe i jep fund krizës politike në vend. Në një bashkëbisedim me gazetarët në selinë e PS-së, kreu socialist shprehu shqetësim, për atë, që e cilësoi "humbjen e logjikës së qeverisë, ndërsa vendi zhytet përditë e më thellë në një krizë qeverisje, duke vuajtur pasojat e saj". "Nuk zgjidhet kriza e vendit, duke mohuar ekzistencën e saj dhe duke përshkallëzuar luftën politike kundër pavarësisë së sistemit gjyqësor, apo duke bredhur me gërshërë për të inauguruar për të pestën, apo gjashtën herë punë publike dhe as duke dhënë shifra e të dhëna të gënjeshtërta për ekonominë", tha Rama. Ai ftoi përsëri Sali Berishën "të dëgjojë zërin e arsyes, ta pranojë krizën dhe të ulet për ta zgjidhur atë, duke filluar nga transparenca e zgjedhjeve, pa të cilën nuk ka asnjë rrugëdalje të mundshme". Kreu i PS-së u shpreh i "gatshëm për t'u marrë vesh për të mirën e vendit, për të dalë nga kjo situatë dhe për të parë qartë rrugën që kemi përpara për liberalizimin e vizave, që në asnjë mënyrë nuk duhet të pengohet nga kutitë e mbyllura"./s.s./
KOMENTE