Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Specialistët: Duhen Masa Kunder Rënies Së Nivelit Të Ujit Në Liqenin E Prespës
English

Specialistët: Duhen Masa Kunder Rënies Së Nivelit Të Ujit Në Liqenin E Prespës

TIRANË, 11 Qershor/ATSH-Eriola Çuko/ - Niveli i ujit të liqenit të Prespës ka pësuar një rënie prej rreth 8 metra, ç'ka po ndikon në ekosistemin e tij natyror. Studjue që kryen monitorimin e liqenit në vitet 2005-2009, mendojnë se rënia e nivelit të ujit në liqen mund të ketë karakter ciklik, një fenomen që mund të lidhet dhe me ndryshimet klimatike. Studjuesit bashkë me shkaqet e rënies së nivelit të ujit nga ndryshimet klimatike, lidhjet mes liqeneve të Prespës dhe Ohrit, rendisin edhe ndërhyrjet njerëzore. Duke rekomanduar marrjen e masave, specialistët theksojnë se nga vrojtimet e vjetshme, tendenca e rënies së nivelit të ujit në liqen vazhdon. Gjatë studimit 4-vjeçar, si gjetje e re, specialistët vlerësojnë se burime të shumta nënujore ushqehen nga liqeni i Prespës, ndërsa nga dalja e një strukture në formën dige për shkak të rënies së nivelit të ujit, mendohet se niveli i rënies së ujit në liqen ka karakter ciklik dhe ai mund të ketë ndodhur edhe qindra vite më parë. Rezultatet e studimit 4-vjeçar u prezantuan sot në seminarin shkencor "Menaxhimi i Qëndrueshëm i Ujërave Ndërkombëtare: Liqeni i Prespës", mbajtur në Rektoratin e Universitetit të Tiranës. Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, tha se gjendja lë për të dëshiruar në këtë ekosistem, ndaj është mjaft i vlefshëm mendimi shkencor, bashkërendimi e më tej bashkëveprimi konkret mes tre shteteve, Shqipëri, Greqi, dhe Maqedoni, që lagen nga ky liqen. "MMPAU e konsideron rajonin e Prespës si një zonë me vlera të veçanta natyrore me interes kombëtar dhe ndërkombëtar", tha Mediu. Sipas tij, kjo zonë, së bashku me Lagunën e Nartës dhe Liqenin i Ohrit, janë duke u vlerësuar për t'u përfshirë në listën ndërkombëtare të ligatinave për të marrë statusin e zonës Ramsar. Mediu u ndal në përpjekjet mes tre vendeve për të vepruar në mirëmenaxhimin e ekosistemit të Prespës. "Që nga viti 2000 përpjekjet e të tre vendeve, me të cilat ndahet ekosistemi i Prespës janë institucionalizuar në deklaratën e tre kryeministrave dhe është rikonfirmuar nga kryeministrat Berisha, Papandreu dhe Gruevski në deklaratën e përbashkët vitin e shkuar. Ndërsa në 2 Shkurt 2010 me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Ligatinave, në anën Greke të Prespës u nënshkrua marrëveshja për mbrojtjen e Prespës dhe zhvillimin e qëndrueshëm nga ministrat respektivë të mjedisit të tre vendeve, Shqipëri, Greqi, dhe Maqedoni dhe Komisioneri i Bashkimit Europian për Mjedisin", tha ai. Mbi bazën e kësaj marrëveshje, të tre vendet po punojnë për ngritjen e Komitetit të Përbashkët të Menaxhimit me përfaqësues nga të tre shtete, si dhe të sekretariati të përbashkët, me qëllim bashkëpunimin për të harmonizuar masat për mbrojtjen e këtij ekosistemi ndërkufitar. Në këtë rajon është duke u implementuar Projekti tre-palësh për menaxhimin e Integruar të Ekosistemit të Prespës për ruajtjen e biodiversitetit dhe të natyrës. Qeveritë e tre vendeve kanë rënë dakord të reduktojnë ndotjen në liqene dhe të prezantojnë praktika të një menaxhimi mjedisor në basenin e Prespës, që integron dhe koordinon qëllimet ekologjike, ekonomike dhe sociale. Në zonën e Prespës pritet të nisë së shpejti një projekt i financuar nga KfW Gjermane për një periudhë 5 vjeçare, pasi Republika Federale Gjermane ka miratuar financimin prej 3.56 milion euro për Shqipërinë dhe 1.53 milion euro për Maqedoninë. Në këtë projekt, planifikohet fuqizimi i konservimit të zonës rreth liqeneve të Prespës nëpërmjet aktiviteteve në infrastrukturë, pajisjen e autoriteteve të ruajtjes së parkut dhe zbatimin e masave të specifikuara nga plani i menaxhimit të parkut, me qëllim stabilizimin e tij nga pikëpamja ekologjike dhe hidrologjike. Në këtë zonë, tha ministri Mediu, po tregohet vemëndje e madhe për përmirësimin e infrastrukturës, mbajtjes nën kontroll të peshkimit dhe rritjen e gatishmërisë për mbrojtjen nga zjarri. Nga viti në vit gjendja e Parkut të Prespës ka ardhur duke u përmirësuar, veçanërisht në pyje dhe mbulesën bimore në tërësi, ndërsa ka rritje te ndërgjegjësimit të komunitetit lokal për mbrojtjen e zonës. Prespa bën pjesë në listën e ekosistemeve ligatinore të vendit, që gëzon statusin e Parkut Kombëtar, me një siperfaqe prej 27,750 ha./s.s./
KOMENTE