Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Grupi A, Afrika E Jugut E Meksika Ndahen Në Barazim
English

Sport-Botëror/ Grupi A, Afrika E Jugut E Meksika Ndahen Në Barazim

TIRANË, 11 Qershor /ATSH- Gjergji Mima/ - Përfundoi në barazim 1-1 ndeshja e parë e Botërorit 2010 mes vendasve të Afrikës së Jugut dhe Meksikës, e vlefshme për Grupin A, ku bëjnë pjesë edhe Franca e Uruguaji. Takimi i zhvilluar në "Soccer Stadium" të Johanesburgut është dominuar nga Meksika gjatë gjithë 90 minutave, por të parët kaluan në avantazh afrikanët pas një kundërsulmi të finalizuar nga Tshabalala në minutën e 55-të të takimit. Pas shumë përpjekjeve, mbrojtësi meksikan i Barcelonës, Rafael Marquez, barazoi shifrat në minutën e 79-te, duke mbajtur skuadrën e tij në garë. Për t'u theksuar është anullimi i golit të sulmuesit meksikan, Carlos Vela, në pjesën e parë dhe një shtyllë në minutat e fundit nga sulmuesi afrikanojugor Mphela, i cili u gjend i vetëm përballë portierit Perez. Në orën 20:30 po për këtë grup do përballen Franca dhe Uruguaji në stadiumin e Cape Toun. /a.ke/
KOMENTE