English

Thiago Motta mund të ndjekë Murinjon tek Reali

Spanjë, 11 Qershor NOA - Mesfushori i Interit Thiago Motta, mund të përfundojë në radhët e galaktikave të realit të Madridit dhe kjo do të bënte të mundur që ai të rigjente atje teknikun e tij tek zikaltërit, Hose Murinjo.

Këtë lajm e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle “As”, e cila ka pohuar se Murinjo u ka kërkuar drejtuesve madrilenë pikërisht ardhjen e mesfushorit zikaltër në Madrid dhe kjo si një alternativë e mundshme e Gerard dhe De Rossi.

r.b/NOA

KOMENTE