Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli: Mbi Ligjin Dhe Shtetin E Së Drejtës Nuk Qëndron Askush, As Opozita
English

Topalli: Mbi Ligjin Dhe Shtetin E Së Drejtës Nuk Qëndron Askush, As Opozita

- Gjatë fjalës së mbajtur në konferencën e kryeparlamentarëve të KiE-së, në Qipro - TIRANË, 11 Qershor/ATSH/.- "Mbi ligjin e shtetin e së drejtës nuk qëndron askush, as opozita", tha sot kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjatë fjalës së mbajtur në konferencën dyditore të nivelit të lartë të kryetarëve të parlamenteve të KiE-së, që po zhvillohet në Qipro, nën kujdesin e Presidentit të PACE, Cavusoglu. Sipas njoftimit për shtyp nga Kuvendi, mes krerëve të parlamenteve europiane në sesionin me temë "Roli dhe përgjegjësitë e opozitës në parlament", kryetarja Topalli, pasi vlerësoi mbështetjen e KiE-së për Shqipërinë, e cila është anëtare e kësaj organizate prej 15 vitesh, u ndal tek zgjedhjet e 28 qershorit. Ajo veçoi në këtë proces rolin e Kuvendit, i cili u angazhua për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. "Kuvendi pranoi çdo propozim të opozitës për sistemin elektoral dhe bëri gjithçka për t'i dhënë siguri të plotë opozitës", tha Topalli. "Por, vijoi ajo, opozita, megjithëse tha se e pranonte rezultatin e zgjedhjeve, e bojkotoi Parlamentin. Pas zgjedhjeve të lira e të ndershme akti i partisë që votuesit e kanë çuar në opozitë është të pranojë dhe të nderojë verdiktin e popullit dhe jo të bojkotojë. Roli i opozitës është i shenjtë dhe ai duhet të jetë objektiv, konstruktiv edhe për çështje kombëtare, bashkues. Detyra e opozitës nuk është të propozojë asgjë dhe të kundërshtojë çdo gjë. E aq më pak të përdorë mekanizma penguese, bllokues", nënvizoi kryetarja e Kuvendit. Sipas Topallit, opozita duhet të sfidojë interesat e ngushta partiake, e jo të kthehet në funksion të interesave individuale të një personi. Sjellja dhe roli i saj përbën një element thelbësor për matjen e cilësisë së demokracisë. Nëse ajo merr rolin e prishësit, ajo dëmton drejtpërdrejt vendin në zhvillim". Zonja Topalli tha se kryetarët e parlamenteve kanë një mision e përgjegjësi shumë të rëndësishme. "Detyra jonë është të respektojmë opozitën, hapësirat, rolin dhe çdo kërkesë të ligjshme të saj. Por, në të njëjtën kohë të jemi garant të respektimint të ligjit të Kushtetutës e shtetit ligjor. Mbi ligjin e shtetin e së drejtës nuk qëndron askush, as opozita", theksoi kryetarja e Kuvendit në fjalën e mbajtur në këtë konferencë./a.s//a.ke/
KOMENTE