Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi: Mbështesim Çështjen Çame
English

Topi: Mbështesim Çështjen Çame

Tiranë, 11 qershor, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka shprehur sot mbështetjen e tij të plotë për Çështjen Çame. Duke vlerësuar se ky është një problem që duhet trajtua me kujdes, Topi u ka garantuar mbështetjen institucionale dhe personale drejtuesve kryesorë të Partisë Drejtësi dhe Unitet.

“Kjo është një çështje mjaft komplekse, e cila, megjithëse ende nuk ka gjetur një zgjidhje përfundimtare, është në vëmendjen e të gjitha institucioneve të vendit”, ka deklaruar kreu i shtetit.

Deklarata Topit u bë sot gjatë një takimi në Presidencë me drejtuesit e PDU-së, Shpëtim Idrizi, deputetin Dashamir Tahiri, sekretarin e Përgjithshëm, Amos Dojaka dhe anëtarin e kryesisë, Abas Hado.

Drejtuesit e PDU-së i parashtruan Presidentit qëndrimet kryesore të partisë për çështjet e saj programatike, si çështja kombëtare, përfshi Çështjen Çame, integrimin e vendit dhe zhvillimin e demokracisë në Shqipëri.

Idrizi i kërkoi Presidentit që të vazhdojë të ngrejë Çështjen Çame në të gjitha rastet e mundshme, në përputhje me frymën e dokumenteve ndërkombëtare dhe traditën e diplomacisë sonë në vitet e para të vendosjes së pluralizmit, apo të paraardhësve të tij.

Nga ana tjetër Idrizi i kërkoi Presidentit të dekorojë disa figura të shquara çame që kanë dhënë kontributin e tyre për këtë komunitet, si patriotin e shquar Hasan Tahsimi, Fatos Mero Rrapaj, Selim Islami, Bilal Xhaferri, Teme Sejko dhe Ilmi Seiti. Kreu i shtetit ka deklaruar se do të vlerësoj edhe këtë çështje.

Idrizi ka folur dhe për kontributin e PDU-së në jetën politike te vendit.

“Partia Drejtësi dhe Unitet deri më sot ka votuar pro të gjitha ligjeve që ndihmojnë në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe që ndihmojnë në zhvillimin e vendit. Këtë qëndrim ne do të mbajmë edhe në të ardhmen, pa asnjë dallim”, tha Idrizi.

m.xh/NOA

KOMENTE