Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Amcham: Është Momenti Për T'I Dhënë Një Frymëmarrje Të Re Biznesit
English

Amcham: Është Momenti Për T'I Dhënë Një Frymëmarrje Të Re Biznesit

-Deklaron në një intervistë për ATSH-në, Drejtore e Dhomës Amerikane të Tregtisë Floreta Luli-Faber- TIRANE 12 Qershor/ATSH-A.Gjonaj/-Biznesi Amerikan në Tiranë e konsideron si mjaft të domosdoshëm uljen e normës së interesit për kreditë nga bankat shqiptare. Drejtore e Dhomës Amerikane të Tregtisë (AmCham) në Tiranë, Floreta Luli-Faber në një intervistë për ATSH-në thekson se "biznesi do t'a vlerësonte mjaft një lëvizjë të tillë, pasi për gjatë gjithë kësaj kohe, ka ndjerë nevojën e likuiditetit dhe burimi kryesor për t'a sigurisht që mbetet banka". "Biznesi flet për një kredi të kushtueshme dhe aspak të favorshme", shprehet Faber, duke shtuar se është momenti që të bëhet një lëvizje e tillë për t'i dhënë një frymëmarrje të re sipërmarrjes private në vend. Faber e shtrin ndihmën e bankave me sisteme kreditimi akoma dhe më tej. Duke pasur brenda organizmit që drejton një seksion grash të biznesit, AmCham prej kohësh ka nisur lobimin për një reformë në sistemin bankar në drejtim të krijimit të një linje kreditimi për gratë në biznes. "Dhoma Amerikane sapo ka zhvilluar nje aktivitet në bashkëpunimin dhe me zv. Ambasdoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Deborah Jones ku është folur mbi rrugët dhe mundësitë për të ndihmuar biznesin e grave në vend, thotë Faber. "Kohët e fundit Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama ka lancuar inisiativën e tij për të hapur një fondacion të tillë me një vlerë rreth 2 miliardë dollarë që do të shkojë në ndihmë të biznesit te vogël por dhe bizneseve të menaxhuara nga gratë", deklaron ajo. Sipas Faber, ka ardhur koha që në Shqipëri të ketë lëvizje të tillë mbështetëse dhe është për t'u vlerësuar që këto vijnë nga vetë Kryeministri Berisha. Kryeministri Sali Berisha gjatë një konference për barazinë gjinore deklaroi se qeveria po angazhohet që së shpejti të krijojë rrjete kreditimi të veçanta për mbështetjen e grave dhe vajzave në iniciativat e tyre vendimmarrëse. "Shumë shpejt do të ngrihen rrjete kreditimi vetëm për gratë", tha ai, ndërsa iu bëri thirrje bankave ta shohin me seriozitet nismën e Qeverisë, madje edhe nëse duan që të kenë sa më pak kredi toksike, le t'ia japin këto kredi grave. Në fakt në Shqipëri ka disa biznese të rëndësishme, kryesisht në sektorin e fasoneve që drejtohen nga gratë, por nuk ka një studim të mirëfilltë se sa përqind zënë ato në drejtimin e bizneseve prodhuese. Aktualisht norma bazë e interesit është 5.25 për qind. Që nga fillimi i vitit 2010, Banka e Shqipërisë nuk e ka ndryshuar asnjëherë këtë normë, ndërkohë që gjatë vitit 2009 ajo bëri dy ndërhyrje, në muajt janar dhe tetor me të cilat, norma bazë e interesit u ul me 0.5 pikë të përqindjes./n.m/
KOMENTE