Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Axhenda Ndërkombëtare 12 Qershor 2010
English

Axhenda Ndërkombëtare 12 Qershor 2010

---------------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------- Johanesburg / PORTI Elizabeth / Rustenburg (Afrika e Jugut) - Dita e dytë e Kampionatit Botërore të Futbollit me tre ndeshje në program: Në Johanesburg: Kore e Jugut-Greqi (13:30). Në Port Elizabeth, Argjentinë-Nigeri (16:00). Në Rustenburg: Angli-SHBA (20:30). TEHERAN - Përvjetori i parë i rizgjedhjes së kontestuar të presidentit Mahmoud Ahmadinexhad, ndërkohë që vendi është zhytur në një krizë serioze politike. Të dy udhëheqësit kryesorë të opozitës, Mir Hossein Moussavi dhe Mehdi Karoubi, njoftuan se kanë hequr dorë nga thirrja për të protestuar. Karoubi e ka akuzuar liderin suprem të Iranit se ka manipuluar rezultatin në favor të Ahmadinexhad. MOSKË - Dhuna etnike vazhdoi gjatë mbrëmjes në Kirgistanin jugor dhe bilanci i të vdekurve u rrit në 49 persona, pavarësisht shpalljes së gjendjes së emergjencës dhe shtetrrethimit. TË TJERA -------------- BRATISLAVË - Qytetarët sllovakë janë thirrur sot për të votuar në zgjedhjet legjislative. Qendrat e votimit u hapën në orën 7 dhe do të mbyllen në orën 22. MADRID - Presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas, takohet me kryeministrin spanjoll Jose Luis Zapatero për të biseduar mbi situatën në Lindjen e Mesme. ÇIKAGO - Ndjekje e situatës në Arkansas, në jug të Shteteve të Bashkuara, pas përmbytjeve që shkaktuan 16 të vdekur dhe 30 të zhdukur. KANDAHAR (Afganistan) - Ndjekje e situatës në Afganistan, pas vdekjes së tre ushtarëve të NATO-s dhe 11 civilëve, ndër to gra dhe fëmijë, pas dy sulmeve në jug të vendit. PRETORIA/RUSTENBERG (Afrikë e Jugut) - Vizitë e zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden i cili do të takohet me homologun e tij afrikanojugor, Kgalema Motlanthe, dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Maite Nkoana-Mashabane. Më pas presidenti Biden do të ndjekë ndeshjen Angli - SHBA, e vlefshme për Kampionatin Botëror të Futbollit. /e.v/
KOMENTE